Sunday, 2025-06-29, 3:19 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Kush mendoni se eshte Kingu i Repit ??
Total of answers: 19

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 02


Aktorja hollivudiane, Penelope Cruiz, u nderua një ditë më parë me një yll në emrin e saj në "Bulevardin e Yjeve”, në Hollivud.

Gjatë ceremonisë, 36-vjeçarja pati mundësinë që të tregonte linjat e saj të shkëlqyera, ndonëse vetëm dy muaj më parë solli në jetë një djalë, Leo Encinas Cruz.

Me bashkëshortin e saj, Jarvier Bardem, duke e parë nga turma dhe e shoqëruar nga miku dhe aktori Johnny Depp, aktorja pozoi e lumtur me yllin e saj në bulevardin më të famshën në botë.

Përpara se të zbulohej ylli, Cruiz mbajti një fjalim shumë emocionues, gjatë të cilit ndihmoi të gjithë njerëzit që e kanë shtyrë përpara në karrierën e saj. ... Read more »

Views: 366 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Heroi i filmave me aksion, Jackie Chan, u shndërrua në nismëtar të një koncerti bamirësie që bashkoi disa yje të muzikës aziatike, në Hong Kong.

Nga shitjet e biletave u siguruan 3,2 milion dollarë, të cilat do të shkojnë të gjitha për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti në Japoni, ku më shumë se 28 mijë persona janë të vdekur apo humbur.

”Ne jemi këtu për t’i thënë njerëzve të Japonisë se nuk janë vetëm”, deklaroi Chan, i cili prezantoi koncertin. "Nuk duhet të dorëzoheni, vazhdoni të rezistoni. Japonezët kanë një rimëkëmbje të gjatë përpara tyre, por shpresoj të qëndrojnë të fortë dhe optimistë”.

... Read more »
Views: 306 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Pas dy vjetëve mungesë me vizitat dhe koncertet e saj në Amerikë, këngëtarja Gjyste Vulaj ka qenë serish atje për të i argëtuar bashkatdhetarët tanë. Vulaj, e cila pos që ka një pjesë të madhe të familjes që i jetojnë në Amerikë, ajo ka edhe shumë adhurues. Për t’ua plotësuar dëshirën të gjithëve, Gjystja ishte e rezervuar 6 muaj më herët që të këndoj në netët festive të Vitit të Ri, shkruan ZERI.

"Në Amerikë kam komplet familjen time, ndërsa po ashtu kam shumë simpatizues të këngës sime. Gjithmonë, kur këndoj atje, publiku im disponohet shpejtë, janë shumë të afërt, të respektueshëm dhe ma bëjnë natën më të bukur.


Për Vitin e Ri këndova në Pennsylvania ku ishte një natë, më shumë familjarë, mysafirët ishin nga të gjitha trevat shqiptare. Natën e parë të janarit këndova në” ... Read more »
Views: 797 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Autoironisë së hidhur të "Superstarit” të quajtur Kastro Zizo, nuk i shpëtojnë dot as artistët e tjerë, që vetëndihen të tillë në tregun muzikor shqiptar. Klevis Bega këtë herë ka vendosur të performojë në "Top Fest 8” me një këngë të titulluar "Superstar”, krijimi i tij i parë në ritmet hip hop.

Pas një kohe të gjatë në Prishtinë, kantautori 26-vjeçar vendos t’i rikthehet jetës së Tiranës me plane të reja. Hap studion muzikore, nis një program televiziv dhe parandien historinë e re të dashurisë. Në këtë intervistë, ku në lidhje me femrat tregohet maskilist, pohon se edhe pse është ndier i zhgënjyer nga vajzat shqiptare, kjo e vërtetë nuk e ndalon dot t’i dojë shumë ato:
Klevis, konkurrove në "Top Fest 8” me një këngë me titull "Superstar”, shkruan Panorama Plus.

... Read more »
Views: 341 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Ka surprizuar gjithmonë me gjetjet e saj skenike dhe të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe me klipin e fundit që është duke realizuar.

Ingrit Gjoni, këngëtarja seksi që është dalluar gjithmonë për veçantinë që ka përcjellë përmes klipeve të saj, do të vij shumë shpejt në ekranet shqiptare me videospotin më të ri, në bashkëpunimme kantautorin Stine.

Herë si një ballkanase sensuale, e herë si një Lady Gaga shqiptare, Ingriti i'a ka dalë më së miri në këtë klip, fakt ky që përforcohet më shumë edhe përmes fotove që po ju sjellim sot.

E bukur si gjithmonë, me veshjet tejet interesante e ekstravagante, me ... Read more »

Views: 320 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Themeluesi i faqes së internetit më popullore në Botë, WikiLeaks, Julian Asange, është regjistruar duke kërcyer me muzikën Techno në një klub të natës në Rejkjavik.

Ky xhirim është bërë në dhjetor të vitit 2009, dhe video është publikuar nga Dj.Seth Sharp dhe për revistën Forbes ka thënë se suedezi kishte flokë gri dhe ishte shumë mbresëlënës, duke pas parasysh se të ftuarit tjerë në klub ishin shumë të rinj.

"Ai dukej si një udhëheqës i një fisit i cili kryen një ritual,” ka thënë Dj.Sharp.

"Ai dukej shumë ritmik dhe i koordinuar i cili duket se po e ndjen muzikën, kështu që ai ... Read more »

Views: 296 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)




Ditën e 1 prillit e kemi nisur me shumë gënjeshtra...Por a ka më mirë se sa që të nisim muajin me një bukuroshe fantastike? Ne ju sjellim disa foto të bukuroshes britanike Jessica-Jane Clementi, e cila është fotografuar për revistën Nuts.

Jessica, ndër të tjera, në një intervistë për revistën Nuts tha se ajo është shumë tip i qetë dhe shumë e lumtur.







... Read more »
Views: 317 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Çifti i këngëtarëve Brian McFadden dhe Delta Goodrem i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ish-ylli i grupit "Westlife” i kishte propozuar martesë aktores dhe këngëtares australiane para katër vjetësh, por ata kurrë nuk kishin caktuar një datë të martesës dhe tani zëdhënësi i tyre ka konfirmuar se ata bashkërisht janë pajtuar t’i japin fund lidhjes së tyre 6-vjeçare.

"Delta Goodrem dhe Brian McFadden me keqardhje njoftojnë se më nuk janë të fejuar, pasi së bashku kanë vendosur t’i japin fund lidhjes. Ata do të mbesin miq dhe i dëshirojnë njëri-tjetrit lumturi në të ardhmen, ndërsa kërkojnë që të respektohet privatësia e tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i tyre, për të shtuar se nuk ka pasur palë të tretë të përfshirë në këtë ndarje.


Views: 313 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



John Travolta rikthehet në ekranin e madh me një rol mafioz. Bëhet fjalë për filmin "Gotti: Three Generations”, tregim filmik rreth familjes e cila ka mbretëruar me nëntokën e bregdetit lindor të Amerikës, ndërsa në të Travolta do të paraqitet në rolin e John Gotti-t, gangsteri të cilin e quanin Mbreti i Nju-Jorkut.

Për t’u përgatitur sa më mirë për rolin, Travolta edhe ka qenë në darkë me Gotti Junior, ndërsa vetë ngjarja e filmit do të merret me vendimin e Gotti Jr që të largohet nga biznesi kriminal i familjes, pasi Gotti i ri pikërisht me këtë film dëshiron të pastrojë fytyrën dhe emrin e tij.

Regjinë do ta bëjë Nick Cassavetes, ndërsa një rol do t’i takojë edhe aktorit James Franco.


Views: 297 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Pop-ylli Kesha tani ka një hobi të ri për t’u argëtuar gjatë turneut të saj, e ky është pikturimi lakuriq.

Ajo ka filluar të merret me këtë aktivitet bizar, për ta mbajtur mendjen e saj të angazhuar, duke i zhveshur të gjitha rrobat dhe duke u rrotulluar në dysheme të spërkatur me ngjyra.

"Së fundmi kam filluar të merrem me pikturim si mënyrë për ta larguar monotoninë në turne. Marr kuti me ngjyrë, i derdh në dysheme, zhveshi rrobat dhe rrotullohem nëpër dysheme. Është mjaft çliruese dhe shumë e pistë”, ka thënë ajo.


Views: 276 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Ylli problematik, Lindsay Lohan, sërish është fundosur. Aktorja me incidentin e ri e ka shkelur dënimin me kusht.

Në të vërtetë, Lindsay është fotografuar duke dalë nga një lokal nate në Nju-Jork dhe duke u rrëzuar në tokë.

Lindsay është në dënim me kusht dhe e ka të ndaluar konsumimin e alkoolit, por duket se nuk e çan kokën për këtë.

Aktorja kishte qëndruar e shtrirë në dysheme dhe vetëm me ndihmën e shoqeve të saj, kishte arritur të largohej nga aty. Kjo pritet ta sjellë sërish në gjykatë dhe dënimin me burg e ka të sigurt.


Views: 309 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Ylli i Hollivudit, Ashley Judd, ka shkruar memoaret e saj në të cilët ajo ka zbuluar të vërteta të dhimbshme nga fëmijëria, për çka me vite ka qenë në depresion dhe kishte menduar vetëvrasjen.

Ashley, njëra nga aktoret më të famshme të Hollivudit, me vite kishte mbajtur të fshehur detajet rreth fëmijërisë së saj të dhimbshme, por edhe shenjat në trup nga abuzimi.

Por në memoaret e saj "All That Is Bitter & Sweet”, ajo e ka pranuar se me vite ka qenë e maltretuar dhe shpesh ka menduar të bëjë vetëvrasje.

Aktorja 42-vjeçe ka zbuluar se për herë të parë ka qenë seksualisht e sulmuar në moshën 13-vjeçare, derisa jetonte në Kentucky, ku një mashkull i moshuar e kishte dërguar në një depo të braktisur, por ajo kishte arritur të ikë, ndërsa familja e saj nuk i kishte besuar për këtë.

Ajo ka rrëfyer edhe për aventurat seksuale të nënës së saj në ... Read more »

Views: 303 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Kënga "Faqe e re” e këngëtares Gresa Behluli tani do ta ketë edhe videoklipin të cilin ajo do ta lansojë së shpejti.

Me këtë këngë Gresa është paraqitur në festivalin "Kënga Magjike” dhe adhuruesit ishin ata që e shtynë që kjo këngë të ketë edhe spot.

"Kënga është pëlqyer mjaft shumë në publik dhe shumë adhurues të mi kanë kërkuar nga unë që t’ia realizoj edhe klipin”, ka thënë ajo për "Zërin”.

Investimet në këtë klip kanë qenë mjaftë të mëdha andaj Gresa pret sukses. "T’ju them të drejtën klipi i këngës "Faqe e re” që do ta lansojë tani është projekti im më i shtrenjtë që e kam pasur deri më tani. Nuk dua të cek ndonjë shifër të caktuar, mirëpo kam shpenzuar shumë, andaj pres sukses”, përfundon ajo./Showbiz


Views: 286 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Tanimë jemi të informuar se këngëtarja Mirsa Kërçeli ka muaj të tërë që ka gjetur djaloshin e saj të ëndrrave. Graniti nga Gjilani është nga një familje biznesmenësh dhe një pjesë të jetës ai e kalon në Kanada.

Edhe pse e dashuruar, ajo ende nuk është e gatshme të marrë ndonjë hap drejt fejesës. "Lidhjen time të dashurisë tashmë e kam bërë publike, mirëpo mendoj se ende nuk jam e gatshme të thur fejesën. Nuk preferoj të marr vendime të shpejta andaj besoj se është herët edhe për këtë. E rëndësishme është që unë ndjehem e kënaqur me këtë lidhje dhe besoj që deri në fund do të jem me Granitin”, shprehet ajo për "Zërin”.

Tani për tani, Mirsa është duke mbajtur disa koncerte në Kanada dhe Amerikë, ku gjatë qëndrimit të saj atje është e shoqëruar edhe nga i dashuri. "Graniti më përkrah në profesionin tim të këngës, me ndihmën e tij unë tani jam duke i mbajtur disa k ... Read more »

Views: 273 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Këngëtarja kolumbiane, Shakira e cila të enjten ka vizituar Haitin, ka dhuruar 400,000 dollarë për rindërtimin e shkollave në Port-au-Prince të cilat ishin dëmtar nga tërmeti në janar të vitit të kaluar ( janar 2010).

Këngëtarja ka nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët e Bankës Amerikane të Zhvillimit, e cila do paguaj një sasi për rinovimin e shkollës Dubois Elie, njëra nga institucionet  më të vjetra në Port-au-Prince e ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të.

"Unë jam e lumtur që jam në gjendje të kontribuojë në realizimin e ëndrrave tuaja,” ka thënë Shakira para nxënësve dhe përfaqësuesve të shkollës.

... Read more »

Views: 255 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Kelly Brook ka ushqyer thashethemet e një martese të fshehtë natën e kaluar kur fotografët e kanë fotografuar atë me një unazë të re në dorën e saj.

Modelja bukuroshe, e cila kohëve të fundit zbuloi se ajo është duke pritur një bebe me bashkëshortin e saj, vendosi që të mos krijoj konfuzion për martesën dhe vendosi të martohet fshehtë me të dashurin e saj Thom Evans.

Bukuroshja britanike dhe Thom Evans janë në marrëdhënie që nga nëntori i kaluar. Dy javë më parë çifti përmes Twitter zbuluan se ata do të bëhen prindër dhe prandaj janë shumë të lumtur.
Views: 301 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)



Ylli i hitit "Playback", Flori Mumajesi për herë të parë merr pjesë në "Top Fest 8”.

Ne një intervistë dhënë Webmagazinës ai ka konfirmuar këtë duke thënë se do të jetë një këngë "Luftë".

"Po do të marr pjesë, mund të ju them vetëm titullin e këngës "Tallava".

Sa i përket punës për këngëtarët tjerë, Flori tha se këtë vit kam vendos që të pauzoj pak, nuk jam duke punuar shumë, shumë"/Showbiz
Views: 274 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-02 | Comments (0)

Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025