Sunday, 2025-06-29, 4:26 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Rate my site
Total of answers: 13

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 2 » Pse s’po fejohet Mirsa Kërçeli?
3:16 PM
Pse s’po fejohet Mirsa Kërçeli?


Tanimë jemi të informuar se këngëtarja Mirsa Kërçeli ka muaj të tërë që ka gjetur djaloshin e saj të ëndrrave. Graniti nga Gjilani është nga një familje biznesmenësh dhe një pjesë të jetës ai e kalon në Kanada.

Edhe pse e dashuruar, ajo ende nuk është e gatshme të marrë ndonjë hap drejt fejesës. "Lidhjen time të dashurisë tashmë e kam bërë publike, mirëpo mendoj se ende nuk jam e gatshme të thur fejesën. Nuk preferoj të marr vendime të shpejta andaj besoj se është herët edhe për këtë. E rëndësishme është që unë ndjehem e kënaqur me këtë lidhje dhe besoj që deri në fund do të jem me Granitin”, shprehet ajo për "Zërin”.

Tani për tani, Mirsa është duke mbajtur disa koncerte në Kanada dhe Amerikë, ku gjatë qëndrimit të saj atje është e shoqëruar edhe nga i dashuri. "Graniti më përkrah në profesionin tim të këngës, me ndihmën e tij unë tani jam duke i mbajtur disa koncerte në Kanada. Ai jeton edhe këtu dhe në një mënyrë menaxhon mbrëmjet e mia muzikore që i kam në diasporë”, shton ajo.

Kënga dhe videoklipi i ri

Mirsa ka nisur përgatitjet e saj për projekte të reja muzikore, ajo tani së shpejti do të lansojë një këngë të re të përgatitur nga Hekuran Krasniqi dhe Linda Halimi, e cila e ka bërë tekstin. Është hera e parë që ajo ka bashkëpunuar me Hekuranin dhe Lindën me të cilët është ndarë mjaft e kënaqur. Tani ajo pret vetëm emërtimin e këngës dhe realizimin e videoklipit.

"Jam në përfundim të këngës, tani do të nis me xhirimet e klipit dhe sapo të përfundohet puna në të menjëherë do ta lansoj në treg”, thekson ajo.

Sikurse në klipet paraprake ashtu edhe në këtë që do ta lansojë, Mirsa do të duket me një lluk ndryshe dhe stil të veçantë. Ajo është ndër të shumtat e këngëtareve tona që pëlqen të eksperimentojë me dukjen e saj.

"Gjithnjë dua që në videospotet e mia të dukem më ndryshe, shpresoj që do të më pëlqejë publiku edhe në këtë projekt”, shprehet ajo. Pas lansimit të këtij videospoti Mirsa do të nisë punën për disa këngë të reja, me të cilat do të prezantohet gjatë sezonit të verës. "Më presin edhe shumë punë, besoj se do të jetë një verë e nxehtë për mua, por padyshim që pres suksese dhe duartrokitje të mëdha prej publikut tim anembanë vendit duke mos përjashtuar edhe diasporën”, përfundon ajo./Showbiz


Views: 274 | Added by: WOLF | Tags: Pse s’po fejohet Mirsa Kërçeli? | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025