Monday, 2025-06-30, 2:45 AM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Rate my site
Total of answers: 13

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 11


Përveç debateve e argëtimeve, në " VIP Shpija 2” nuk janë duke munguar as zënkat. Dy konkurrentët e këtij ‘reality-shou’, Xuxi dhe Qetsor Ferunaj kanë pasur një zënkë mes vete.

Debati për depilim të meshkujve ka bërë që dy kandidatët të zihen mes veti. Sipas Xuxit, meshkujt nuk duhen të depilohen ndërsa Qetsori ka pohuar të kundërtën. Ky debat ka filluar të ‘nxehet’, ndërsa organizatorët janë detyruar të ndalojnë këtë fjalosje./Showbiz
Views: 544 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)





Ethe, garë, emocione e performanca të jashtëzakonshme. Debate që kanë mbajtur gjallë pjesën më të mirë të spektaklit, në skenë e në gold room.

Momente tejet prekëse,  kur i gjithë publiku u ngrit në këmbë për të duartrokitur balerinën londineze që u shfaq në skenën e "Dancing with the stars”, duke kërcyer bashkë me karrocën e saj të invalidit, me të cilën prej 10 vjetësh që kur në jetën e saj ndodhi një aksident i rëndë, ajo realizon shfaqje në gjithë botën.

Performanca e radhës ishte kjo në "Dancing with the stars”, ku producentja Holta Dulaku e ftoi për të përcjellë mesazhin më të fortë që mbart vetë kërcimi:  pasioni për kërcimin bën mrekulli të mëdha, ndryshon dhe jetë njerëzish. Spektak ... Read more »

Views: 447 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)


Këngëtarja kosovare, Drenusha Latifi, këto ditë është prezente me klipin më të ri të këngës "Aspak”.

Ndryshe nga klipi i parafundit që Drenusha shfaqet e mbuluar me gjethe në gjoks, në këtë klip Drenusha shfaqet shumë glamuroze dhe elegante, si dhe me një grim të hatashëm si yjet botërore.

Këngëtarja ka theksuar se tashmë i është futur seriozisht muzikës, duke lënë mënjanë edhe modelimin për shkak të kushteve në të cilat po ecën kjo fushë në Kosovë dhe po realizon më shumë klipe të shtrenjta. Kënga e fundit "Aspak” ka një tematikë që u dedikohet meshkujve të cilët nuk janë besnikë ndaj femrave.

... Read more »

Views: 465 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Shtëpia e ankandeve "Christie’s” do të shesë bizhuteritë, fustanet dhe veprat e artit që i takuan Elizabeth Taylor-it. Vlera e këtij koleksioni dhe data e shitjes ende nuk janë bërë të ditura. Diva e njohur e Hollywood-it e cila vdiq muajin e kaluar ka qenë e njohur për koleksionin e madh të bizhuterive dhe lidhjeve të shumta të dashurisë.

Është martuar tetë herë, dhe fitoi dy "Oskar” dhe ka qenë njëra nga aktivistet e para në luftë kundër SIDA-s. Ajo në vitin 2003 e publikoi librin "Elizabeth Taylor: Tregimi im i dashurisë me bizhuteritë”, dhe në koleksionin e saj gjenden disa nga diamantet më të njohur.


Views: 465 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Anëtarja e grupit "No Doubt”, Gwen Stefani dha një intervistë për revistën "Vogue” ku haptazi foli se çka mendon për veten dhe për pop-yjet e sotme.

"Natyrisht që mendoj se jam e bukur, tërheqëse dhe e suksesshme”, tha 41-vjeçarja Gwen. Këngëtarja e pranon se vetëm dy herë në jetën e saj kishte menduar se është "e shëmtuar”, të dyja herët kur ka qenë shtatzënë.

Asaj nuk i pëlqen kur emri i saj përmendet së bashku me emrat e Lady Gaga-s, Rihanna-s dhe Katy Perry-t. Gwen në spekulimet se i ka inspiruar pop-yjet e sotme tha: "Vërtetë?! Nuk e shoh veten te ato vajza. Për fillim unë veshi pantallona”, tha ajo.


Views: 430 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Robert Pattinson deklaroi se në rini ka qenë i fiksuar pas femrave të vjetra dhe se ato edhe sot e tërheqin.

"Kam qenë i fiksuar pas femrave më të vjetra, sidomos në Kate Moss-in. Në murin e dhomës sime e kam pasur posterin e saj dhe të Linda Blair-it”, tha aktori i ri. Po ashtu tha se i kishte pëlqyer Jane Fonda e cila sot i ka 73 vjet dhe Ellen Burstyn e cila është 5 vjet më e vjetër se Jane.

Robert në intervistën për revistën "Elle” foli edhe për "aftësitë” e tij të vallëzimit.

"Vallëzimi është thembra ime e Akilit. Assesi nuk përpiqem të vallëzoj. Kur dikush të më ftojë për vallëzim, nuk ngrihem nga karrigia. Mund të vallëzoj në stilin e lirë, por kur askush nuk është duke më shikuar. Atëherë jam vallëzues i shkëlqyeshëm”, tha Pattinson.


Views: 535 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Pas shkrimeve se është duke e pritur fëmijën e tretë, ylli Nicole Richie, foli para medieve dhe e demantoi shtatzëninë e përfolur.

"Edhe përkundër spekulimeve të fundit, nuk jam shtatzënë, ndërsa këto janë shkrime të papërgjegjshme. Paraqitja publike dhe ndryshimet e dikujt në peshë shpesh dinë të pasqyrohen mizorisht. Trupat e njeriu vazhdimisht ndërrohen”, tha 29-vjeçarja Nicole Richie.


Views: 472 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Qëkur është bërë nënë, këngëtarja Jennifer Lopez nuk ka shumë kohë të vizitojë sallonet e bukurisë. Për këtë në shtëpi i bën disa rituale të vogla për bukurinë, ndërsa e zbuloi edhe sekretin e lëkurës së saj të butë dhe shkëlqyese.

"Lëkura jo e mirë është gjëja më e keqe te një femër. Këtë problem e zgjidhi ashtu që e përziej vajin e ullirit me sheqer dhe me këtë masë e lyej lëkurën. Besoni, asnjë piling i blerë nuk është më i mirë se ky”, tha diva latine. Por, vitet e bëjnë të veten, ndërsa kilogramët kanë filluar t’i shtohen.

"Kujdesem shumë se çka ha. Mishi i bardhë, shumë pemë e perime dhe sa më shumë limonadë është ajo që më me kënaqësi e fus në organizëm, ndërsa linjën e mbaj duke vrapuar çdo ditë nga tri kilometra”, tha ajo.


Views: 486 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Lindsay Ellingson realizoi së fundi një editorial të ri seksi. "Engjëlli” i bukur i "Victoria’s Secret” i prezantoi modelet e reja të këtij brendi, por ajo që në fotografi bie më së shumti në sy është trupi i saj i përkryer dhe i ushtruar.

Vetëm në rroba të brendshme dhe në take, Lindsay u paraqit në poza mbresëlënëse, ndërsa përveç trupit të mrekullueshëm, modelja ka në të vërtetë edhe fytyrën e një engjëlli.


Views: 499 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Russell Brand aspak nuk është i fshehtë kur është në pyetje jeta e tij seksuale. Plotësisht haptazi flet për sjelljet e tij në shtrat, sidomos për jetën para se ta takonte bashkëshorten e tanishme, Katy Perry-n. Atëherë aktori dhe komiku e kishte reputacionin e "joshësit të vërtetë” ndërsa edhe vetë e pranon se kishte bërë seks shumë më shumë se tani.

"Ka qenë qesharake. Një e kam pasur për mëngjes, një për drekë dhe tri në mbrëmje. E kjo është plotësisht e kundërta e asaj fjale të urtë sipas së cilës ‘duhet të hani mëngjes si mbretër, kurse darkë si të varfër’”,thotë Brand.

Ai sqaron se me seks i kishte zëvendësuar ushqimet e pasura. "Në shkollë kam qenë ‘topolak’, por papritmas fillova të rritem dhe vajzat filluan të interesohen për mua. Fatkeqësisht, nuk kam qenë shumë i disiplinuar, mendoja që më mirë të kem marrëdhënie seksuale se sa të ha ushqim”, deklar ... Read more »

Views: 447 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)



Jennifer Aniston më shpesh është në medie për shkak të lidhjeve të dështuara, sesa për ndonjë rol. Pas ndarjes nga Brad Pitt, ajo ka qenë në lidhje me John Mayer-in dhe Vince Vaughn-in, ndërsa e lidhnin edhe me Gerard Butler-in, por aktorja thotë që është lodhur nga daljet dhe takimet.

"Nuk jam adhuruese e madhe e daljeve, më e rëndësishme është të kesh dikë ta duash, që ju inspiron dhe i cili ju lumturon kur të zgjoheni në mëngjes”, tha Jen. Ajo thotë që inspirimi më i madh i janë miqtë të cilët momentalisht janë më të rëndësishmit në jetën e saj.

"Ku do të isha pa miq. Pa dikë që do t’ju ngrejë kur të jeni keq. Vijnë nga shtëpitë të cilët nuk janë të përkryera dhe për këtë në fund gati bëhemi prindër apo vëllezër të miqve tanë të cilët janë familja jonë mbrojtëse. Nuk ka asgjë më të mirë sesa miq besnikë e të mirë në të cilët mund të mbështeteni”, pohoi akt ... Read more »

Views: 414 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)






Lihen anash të gjitha aksionet, eksplodimet dhe efektet speciale. Karremi i cili më së lehti tërheq shikuesit në sallat e kinemasë është tërheqja dhe lidhja ndërmjet "saj” dhe "tij”. Të rikujtojmë disa nga çiftet më "të nxehta” të Hollywood-it.

Gere&Roberts, "Pretty Woman”

Skenat nga momenti kur biznesmenit kokëfortë, Richard Gere, "i vidhet” buzëqeshja e deri te dushi me plot shkumë, në të cilin vihen në pah këmbët e pafundme të Julia Roberts, janë momentet më të nxehta të tregimit ndërmjet dy botëve, të biznesmenit dhe prostitutës.

Swayze&Grey, "Dirty Dancing”

Patrick Swayze u paraqit në këtë film në formën më të mirë, i gatshëm të tregojë se vitet e kaluara në shkollën e baletit u shpaguan. Me siguri që secila vajzë ... Read more »

Views: 441 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-11 | Comments (0)

Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025