Russell Brand aspak nuk është i fshehtë kur
është në pyetje jeta e tij seksuale. Plotësisht haptazi flet për
sjelljet e tij në shtrat, sidomos për jetën para se ta takonte
bashkëshorten e tanishme, Katy Perry-n. Atëherë aktori dhe komiku e
kishte reputacionin e "joshësit të vërtetë” ndërsa edhe vetë e pranon se
kishte bërë seks shumë më shumë se tani.
"Ka qenë qesharake. Një e kam pasur për mëngjes, një për drekë dhe
tri në mbrëmje. E kjo është plotësisht e kundërta e asaj fjale të urtë
sipas së cilës ‘duhet të hani mëngjes si mbretër, kurse darkë si të
varfër’”,thotë Brand.
Ai sqaron se me seks i kishte zëvendësuar ushqimet e pasura. "Në
shkollë kam qenë ‘topolak’, por papritmas fillova të rritem dhe vajzat
filluan të interesohen për mua. Fatkeqësisht, nuk kam qenë shumë i
disiplinuar, mendoja që më mirë të kem marrëdhënie seksuale se sa të ha
ushqim”, deklaroi Russell.
Edhe pse ka pasur libido të madh, ai megjithatë nuk ishte kënaqur në
orgji. "Sa janë më shumë se tri femra thjesht është vështirë të kryesh
si duhet marrëdhënie. Atëherë fillon të ngjajë në farsën franceze në të
cilën shumçka ndodh. Mund të jetë si Lojërat Olimpike, ndërsa pastaj
zhduket gjithë kënaqësia”, tha aktori.
Ai foli edhe për të kaluarën si narkoman. "Shumë më i lumtur jam si
prezantues në dhënien e çmimeve "Oskar” me Helen Mirren-in sesa kur kam
blerë ‘crack’ në lindje të Londrës”, tha Russell Brand.