Si asnjëherë më parë, me një stil joshës, me një
veshje të veçantë, do të na paraqitet Aurela në festivalin "Eurosong”
që do të mbahet në muajin maj të këtij viti. Kënga "Feel the passion”,
sipas Aurelës, është e përgatitur me mjaft mjeshtri nga Shpëtim Saraqi
dhe Sokol Marsi.
Dëshirë e saj tani për tani është që ta përfaqësojë Shqipërinë sa më
mirë në festivalin evropian. Rreth këngës, përgatitjeve të tjera, por
edhe nga jeta e saj jashtë këngës rrëfen Aurela për "Zërin”.
Jeni fituese e festivalit të 49-të të RTVSH-së, me anë të së
cilës keni fituar të drejtën ta përfaqësoni Shqipërinë në "Eurosong”, si
ndjeheni?
Aurela: Jam shumë e lumtur për këtë fakt, i cili për mua është
mjaft domethënës. Padyshim se jam e përfshirë nga emocione mjaft të
bukura shpirtërore, sepse do të përfaqësoj vendin tim dhe tërë
shqiptarët kudo që janë me
... Read more »
Michelle Hunziker, ish-bashkëshortja e Eros
Ramazzotti-t, ka deklaruar se suksesi në karrierë dhe bukuria nuk po i
ndihmojnë edhe aq në gjetjen e partnerit.
Michelle Hunziker ka lindur para 34 vitesh në Sorengo të Zvicrës,
ndërsa vëmendjen e parë të medieve e ka tërhequr me lidhjen e saj me
yllin italian të muzikës Erosin, ndërsa më pas ka prekur majat e
suksesit si njëra ndër modelet më të kërkuara, kjo falë trupit dhe
bukurisë së jashtëzakonshme.
Kjo bukuroshe tashmë shtatë vite në televizionin italian Canale 5
udhëheq emisionin 'Striscia la notizia', ndërsa në intervistën e dhënë
së fundmi, ajo ka zbuluar se assesi nuk po mund të gjejë një të dashur.
"Jo, momentalisht nuk e kam askënd. Jam e vetme, shumë e vetmuar. E
dini pse? Një pjesë e tyre frikohen. Ata mendojnë në vete ‘ajo është
34-vjeçe, është e suksesshme,
... Read more »
Nicki Minaj ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të
jetë një super-heroinë. Ylli i hitit 'Girls Fall Like Dominoes' ka
thënë se gjithmonë e ka urryer të jetë si një rezervë për dikë tjetër.
"Gjithmonë kam dashur të luaj me djem. Nuk kam dashur të jem një peng
për ta apo të kem një rol dytësor. Kam pëlqyer gjithmonë një karakter
udhëheqës, një super-heroinë. Tani luftoj për femrat të cilat mendojnë
se nuk mund të fitojnë”, është shprehur Minaj.
Aktorja Christina Hendricks, e cila është
popullarizuar me serinë ”Mad Men”, ka zbuluar se është adhuruese e
flaktë e takeve të larta, por nga ana tjetër e adhuron të ecë
këmbëzbathur.
Për këtë arsye, ju nuk do ta shihni atë duke ecur me këpucë të
rrafshëta, sepse një gjë të tillë as që mund ta imagjinojë. "Ose eci
këmbëzbathur, ose me take të larta, ndërsa jam plotësisht e dashuruar në
një palë këpucë me nënshkrim të Charlotte Olympia, të cilat kanë një
kravatë të madhe. Për çfarëdo këpucësh që konsideroj se janë mjaft të
larta dhe të rehatshme, janë të miat”, ka deklaruar aktorja e bukur.
Christina nuk është e çmendur vetëm pas takeve të larta, por ka edhe
një stil specifik të veshjes. "Stili im i veshjes është femëror dhe
eklektik. I pëlqej ato pjesë të rrobave që janë romantike dhe të
rrezikshme”, thotë ajo për të shtuar se në çdo kombinim të veshjes,
... Read more »
Aktori Chris Evans e pranon se bën shumë gabime, duke përfshirë edhe ato në dashuri.
Ylli i filmit "Captain America”, i cili në të kaluarën ka qenë në
romancë me bukuroshe të shumta si Jessica Biel dhe Christina Ricci, e
pranon se shpesh kthehet prapa në të kaluarën e tij dhe është i shtangur
me mënyrën se si ka vepruar.
"Jam ende 29-vjeç dhe po bëj gabime kudo. Jam i sigurt se shumë gjëra
që i kam bërë, i kam bërë pa menduar fare. Tani kthehem prapa dhe i
them vetes se çfarë kam menduar në atë kohë. Isha i pakonsideratë dhe i
pasjellshëm. Këtë e kam bërë edhe me të dashurat e mia dhe për këtë
pendohem, pasi është dashur të sillem ndryshe”, ka përfunduar aktori.
Kim Cattrall thotë se nuk e ka të lehtë të gjejë një të dashur.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, aktorja e njohur
ka thënë se meshkujt paksa ia kanë frikë për shkak të karakterit të saj
Samantha Jones nga seria "Sex and the City ", ndërsa nuk i ka ndihmuar
shumë as botimi i librit të saj rreth orgazmës së femrës.
"Fare nuk e kam të lehtë. Meshkujt janë të bindur se i dinë të gjitha rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ajo..
Shumë
simpatizuese të këngëtarit Enrique Iglesias e kanë një ëndërr të
përbashkët – që të takohen, ta puthin dhe të bëjnë gjëra nga më të
ndryshmet.
Njërës prej tyre i është realizuar dëshira. Bëhet fjalë për një fanse nga Belgjika, ku këngëtari ishte për një koncert atje.
Në momentin
që Iglesias fillojë të këndojë këngën "Hero” ku shumë vajza çmenden pas
kësaj kënge, njëra prej të pranishmeve hipi mbi skenë dhe filloi të
këndoi së bashku me këngëtarin dhe filloi ta prekte atë. Kulmi i gjithë
kësaj ishte ku vajza "anonime” e f
... Read more »
Kim
Kardashian ishte mposhtur nga aktorja Katrina Bowden, e cila ka marrë
titullin si "Gruaja më seksi në mbarë botën e vitit 2011”, e cila ishte
votuar në faqen Esquire.com
Me mbi dy milion vota, aktorja e "Rockefeller Plaza" qëndron para Megan Fox.
Në vazhdim ju sjellim disa foto të aktores bukuroshe.
Justin
Bieber e ka plotësuar dëshirën e tij të madhe duke luajtur futboll me
lojtarët Barcelonës. Këngëtari i ri u bashkua me ekipin e "Barcelonës
B", dhe në stërvitje luajtën "tre me tre”.
Justin u
stërvit me lojtarët e Barcelonës gjatë vizitës së tij në Spanjë. Në
Barcelonë, pas lojës me yjet e futbollit ai këndoi në një koncert para
18,000 fansave.
Disa ditë
më parë, Justin ishte në Madrid dhe ka ecur me uniformen e Barcelonës
nëpër qytet, por asnjë tifoz vendas nuk iu afrua për shkak se ai kishte
bërë sjellje të pak
... Read more »
Eva Longoria ia ka plasur vajit gjatë një
paraqitjeje në TV, derisa ka folur për poshtërimin që kishte ndjerë pas
dështimit të martesës së saj me Tony Parker, pasi çifti gjithmonë i
kishte premtuar njëri-tjetrit se divorci nuk është një opsion.
Ylli i serisë "Desperate Housewives” i ka dhënë fund martesës së saj
3-vjeçare me basketbollistin, në nëntor, pas akuzave për tradhti të
këtij të fundit.
Divorci i tyre ishte bërë final në janar dhe ajo thotë se e ka pasur të vështirë të lexojë rreth lidhjes së saj në tabloide.
Fergie
thotë se burri i saj është prioritet për të dhe për këtë arsye nuk ka
plane të mëdha për biznesin. Kjo është arsyeja se pse këngëtarja e
grupit Black Eyed Peas nuk ka plane për të punuar për ndonjë album të ri
– solo, por kohën do të kalojë me partnerin e saj, Josh Duhamel, me të
cilin është në lidhje që nga viti 2009.
"Unë shumë
punë i kam lënë anash sa i përket muzikës – nuk do të publikoj ndonjë
album të ri por do ti përkushtohem burrit tim,” ka thënë Fergie.
Me një pamje të veçantë, me disa stile të ndryshme këngësh do të na paraqitet Adelina Emini gjatë këtij sezoni.
Punën për këngët e reja ajo e ka nisur tash e disa muaj dhe është duke u përkushtuar shumë në këtë projekt.
"Kam nisur përgatitjet për disa këngë të reja të cilat do të jenë me
disa zhanre, si balada, pop etj. Përveç këngëve që do të jenë tërheqëse
për publikun edhe dukja ime në videoklipe do të jetë më ndryshe. Do të
mundohem që adhuruesve të mi t’u sjellë surpriza me këngë dhe stil
joshës”, ka thënë ajo për "Zërin”.
Posa t’i përfundojë këto projekte Adelina do të nisë përgatitjet për
paraqitjet e sezonit veror. Ajo thotë se ende nuk është e sigurt nëse së
shpejti do të realizojë ndonjë album të ri. K. Bajrami/Showbiz