Nicki Minaj ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të
jetë një super-heroinë. Ylli i hitit 'Girls Fall Like Dominoes' ka
thënë se gjithmonë e ka urryer të jetë si një rezervë për dikë tjetër.
"Gjithmonë kam dashur të luaj me djem. Nuk kam dashur të jem një peng
për ta apo të kem një rol dytësor. Kam pëlqyer gjithmonë një karakter
udhëheqës, një super-heroinë. Tani luftoj për femrat të cilat mendojnë
se nuk mund të fitojnë”, është shprehur Minaj.