Fjolla Morina, banorja e "VIP Shpia 2”, të enjten në orët e hershme të mëngjesit ka lëshuar shtëpinë e famshme.
Sipas
burimeve të Telegrafit, këngëtarja e ka pasur të vështirë të
ambientohet në këtë reality-shou. Ajo ka vendosur të largohet ngase
përballja me banorët për të ka qenë e ‘vështirë’.
Sipas burimeve edhe konkurrenti MC Kresha ka pasur disa momente jo të mira, por siç duket ia ka dalë mbanë./Telegrafi/Showbiz
Pas
incizimit të programit 'Late Show' me David Letterman në televizionin
CBS, aktorja Eva Longoria është mirëpritur shumë mirë nga fansat e saj
jasht ndërtesës dhe kanë kërkuar nga ajo autografe.
Aktorja
bukuroshe me këmbët e saja të gjata dhe me kthesat e saj trupore ka
hipnotizuar shumë fansat e saj, të cilët më së miri shihen në fotot e më
poshtme.
Trajneri i skuadrës së Manchester City, Roberto Mancini, tha se ai ka dëshirë të madhe të luaj rolin e James Bond.
Italiani
tha se ai është një tifoz i madh i filmave me spiun, dhe do të
dëshironte ti ndiqte hapat e Roger Moore dhe Sean Connery, raportojnë
agjencitë e lajmeve.
Për 100 ditët e "burgut" brenda shtëpisë
së Big Brother ish banorët kanë organizuar një festë madhështore në
Sharm Club në Sheraton, ku kanë marrë pjesë jo vetëm ata që kanë qenë
konkurrentë por edhe miqtë e tyre. Në qendër të vëmendjes ka qenë
mbretëresha e këtij edicioni, Ermela.
Fytyra e saj
është më e fiksuar në fotot e bëra atë mbrëmje. Ervini e ka shoqëruar
non stop gjatë natës duke i dhuruar vazhdimisht puthje dhe shtrëngime.
Në këtë festë nuk ka munguar as çifti më i përfolur i këtij edicioni,
Neda dhe Ogreni. Por, këta kanë qenë më të tërhequr nga turma. Kanë
qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë dhe herë pas herë në festë i janë
bashkuar Klaudia dhe Alkena.
Ashtu si edhe brenda shtëpisë vihet
re që banorët flasin me njeri tjetrin duke pëshpëritur në vesh, sikur
ende kanë diçka për të thënë! Mbrëmja ka
... Read more »
Popstarja më e diskutuar dhe më në qendër
të vëmëndjes së publikut, Lady Gaga, do të jetë kumbarja e djalit të
këngëtarit të njohur britanik, Elton John.
Kjo gjë
është bërë e ditur nga vetë ky i fundit gjatë show-ut televiziv
Saturday Night Live. "Nuk jemi të përfshirë vetëm unë dhe David në
edukimin e djalit tonë, është edhe Lady Gaga, pasi ajo do të jetë
kumbara”, ka thënë John.
Djali i këtij të fundit ka lindur vetëm
pak muaj më parë dhe së bashku me David Furnish, me të cilin
bashkëjeton, John është duke kaluar momente të lumtura. Djali i tyre u
lind nga një nënë surrogate.
Talenti kosovar Ardian Bujupi, i cili
është duke garuar në emisionin muzikor në Gjermani, "Deutschland sucht
den Super Star” ka arritur tashmë në finalen e gjashtë më të mirëve.
Ky sukses është arritur falë zërit dhe interpretimit të tij, i cili ka
bërë për vete jo vetëm adhuruesit por edhe anëtarët e jurisë, shkruan e
përditshmja "Kosova Sot”.
Ardiani ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë
gjerman, ai është duke u vlerësuar favorit për të fituar vendin e parë
të këtij shou program./Showbiz
Robert Pattinson dhe Kristen Stewart e kanë
ndërprerë lidhjen e tyre. Yjet e filmit "Twilight” deri tek ky hap
erdhën pasi qe dëshirojnë të përqendrohen në projektet e pavarura
filmike. Burimi i afërt me çiftin u zbuloi medieve shkaqet e kësaj
ndarje.
"Të dy kanë pasur orare të zgjatura të punës, sidomos Robert.
Thirrjet e tyre telefonike, u bënë gjithnjë e më të rralla dhe të
shkurta”, tha ky burim. Sipas tij ata shiheshin vetëm në setin e
filmave, dhe edhe ky ishte shumë takim i shkurtë.
"Rob tha se duhet të ndahen, edhe përkundër disa lotëve, mbeten miq.
Kristen shpreson në pajtim kur Robert të përfundojë punën në këtë
projekt, por për tani do të jenë vetëm miq”, përfundoi ky burim.
Bukuroshja e filmit 'Mad Men', e cila në fillim të këtij viti është
ndarë nga i dashuri Jason Sudeikis, insiston se është e lumtur me jetën
si beqare, pasi mund të argëtohet më shumë.
"Nuk më pëlqej të bashkëjetojë me dikë tjetër. Nuk më pengon të jem
beqare. Nuk dua të investoj shumë kohë dhe energji vetëm në një lidhje,
pasi nuk ka shumë gjëra interesante, ndërsa si beqare mund të argëtohem
si të dua, kur të dua edhe me kë të dua”, është shprehur ajo.
January po kënaqet edhe me statusin e saj prej seks-simboli, pasi kjo
i mundëson që të pushtoj cilindo mashkull që do, por edhe të plasë nga
inati armiket e saj nga shkolla e mesme, të cilat ishin sjellë mjaft keq
me të.
"Bushtrat në shkollën e mesme ishin bushtra, sepse unë isha e bukur”, ka përfunduar ajo.
Angelina Jolie, ambasadorja e vullnetit të mirë e
UNHCR-it, befasisht të martën është paraqitur në kufirin e Tunizisë dhe
Libisë që të takohet me refugjatët nga Libia.
Ardhja e yllit filmik me konvojin prej dhjetëra makinave, nën
përcjelljen e ushtrisë tuniziane, shkaktoi kaos të madh në kampin e
refugjatëve "Chouch” në të cilën gjenden me dhjetëra mijëra njerëz që
ikën nga përleshjet që shpërthyen në Libi.
Shumica e kanë përshkruar si Jennifer Lopez e dytë, për shkak të trupit
të jashtëzakonshëm, sidomos të prapanicës së madhe, por ka shumë të
atillë që e qojnë edhe më lartë. Beatrice kudo të paraqitet, sidomos në
ballinat e revistave, nxit një interesim të madh dhe tashmë ka miliona
adhurues në mbarë botë.
Për herë të parë në Kosovë më 1 dhe 2 prill është mbajtur konferenca e
parë arkitektonike, në të cilën janë ndarë çmimet vjetore për arkitektë
më të mirë në kategorinë e dizajnit, promovimit dhe aktiviteteve
humane.
Me këtë rast Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka nderuar Eliza
Hoxhën me çmimin "Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës"
për vitin 2010. Eliza ndjehet e privilegjuar me këtë titull dhe kjo i
jep kurajë për të vazhduar edhe më tej me punën e saj të palodhshme në
fushën e inxhinierisë.
"Jam mjaft e kënaqur me këtë çmim, i falënderoj të gjithë që më
përkrahën dhe më nderuan me çmimin "Arkitekte edukative e vitit 2010” ka
thënë ajo për Zërin”.
Eliza na bën të ditur se përveç profesionit të saj të arkitekturës
është mjaft e angazhuar edhe me profesionin e këngës. Përveç kësaj, na
lë të kuptojmë se është duke përgatitur surpriza për adhuruesit e saj të
këng
... Read more »
Albumi i ri, ende i paemërtuar, që është i katërti me radhë i
këngëtares Beyonce, pritet të dalë në qershor, ndërsa këtë pritet ta
përcjellë edhe turneu i madh botëror.
Asnjë detaj për materialin e ri ende nuk dihet, por Beyonce
personalisht në vitin e kaluar gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve të
MTV-së deklaroi se në albumin e ri planifikon t’i përziejë të gjitha
zhanret, R&B, pop dhe rock, e siç tha, nga kjo të bëjë kolazhin e
saj të ri.
Këngëtarja Aurela Gaçe me anë të një konference për shtyp të mbajtur
sot në kinemanë ABC promovoi këngën fituese të festivalit të 49-të që
organizoi RTVSH-ja, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në
festivalin "Eurovision 2011”.
Ardhjen e Aurelës në Kosovë e mundësoi Radiotelevizioni Publik i
Kosovës, i cili njëherësh do të transmetojë drejtpërdrejt festivalin
Eurovision që këtë vit mbahet në Dyzeldorf. Në konferencë, përveç
Aurelës, ishin prezentë edhe Martin Lekaj, drejtor i RTVSH-së dhe Bekim
Hasani nga RTK-ja.
"Jemi të kënaqur që këtë vit Shqipëria do të prezantohet me një këngë
mjaft domethënëse, e cila shpresojmë se do të arrijë suksese” është
shprehur z. Lekaj. Kënga "Fel the Passion” sipas disa sondazheve deri
tani është e radhitur në vendin e 4-t, për të cilin fakt Aurela ndjehet e
lumtur.
"Kënga është e realizuar nga Shpëtim Saraçi
... Read more »
Çiftet e famshme botërore, janë mësuar me honorarët gjashtëshifrorë,
mirëpo, dikush prapë fiton më shumë. Më poshtë do të mësoni se kush janë
ato
Beyonce & Jay-Z
Beyonce dhe Jay-Z, çifti i famshëm i këngëtarëve i cili mbretëron në
top-listat botërore, me siguri se nuk kanë probleme financiare. Bazuar
sipas "Forbes”-it, Beyonce gjatë vitit 2010 ka fituar hiq më pak se 87
milion dollarë, ndërsa burri i saj është dashur të kënaqet me vetëm 63
milion, duke e bërë çiftin më fitimprurës.
Gisele Bundchen & Tom Brady
Supermodelja më e famshme në botë, Gisele Bundchen, në vit fiton 25
milion dollarë, çka ndjeshëm e tejkalon fitimin vjetor të burrit të saj
Tom Brady, i cili në vit fiton 3.5 milion dollarë. Mirëpo, në vitin
2010, Brady ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe fitimi i tij vjetor,
tani është 36.5 milion d
... Read more »
Jay Sean ishte kurorëzuar si artisti më i madh në Britaninë e Madhe sa i përket klikimeve në YouTube.
Kënga
"Down” ka arritur të grumbullojë mbi 250 milion shikime në faqen
"Video-Sharing”, që ka bashkëpunuar me një grup, duke përfshirë Lil
Wayne, Nicki Minaj dhe Chipmunk.
Të dyja
video-t (Down dhe Do You Remember) kanë arritur maksimumin e shikimeve,
kënga "Down” ka arritur 93.5 milion shikime, ndërsa kënga "Do You
Remember” ka arritur 47.3 milion shikime.