
Për herë të parë në Kosovë më 1 dhe 2 prill është mbajtur konferenca e
parë arkitektonike, në të cilën janë ndarë çmimet vjetore për arkitektë
më të mirë në kategorinë e dizajnit, promovimit dhe aktiviteteve
humane.
Me këtë rast Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka nderuar Eliza
Hoxhën me çmimin "Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës"
për vitin 2010. Eliza ndjehet e privilegjuar me këtë titull dhe kjo i
jep kurajë për të vazhduar edhe më tej me punën e saj të palodhshme në
fushën e inxhinierisë.
"Jam mjaft e kënaqur me këtë çmim, i falënderoj të gjithë që më
përkrahën dhe më nderuan me çmimin "Arkitekte edukative e vitit 2010” ka
thënë ajo për Zërin”.
Eliza na bën të ditur se përveç profesionit të saj të arkitekturës
është mjaft e angazhuar edhe me profesionin e këngës. Përveç kësaj, na
lë të kuptojmë se është duke përgatitur surpriza për adhuruesit e saj të
këngës./Showbiz
|