Mbrojtja e mjekut Conrad Murray, i akuzuar se nga pakujdesia ka mbytur mbretin e muzikës pop Michael Jackson, insistojnë se problemet e mëdha financiare të këngëtarit, e kanë shtyrë atë që të kryejë vetëvrasje.
"Mbrojtja konsideron se Michael Jackson është viktimë e hapit personal dëshpërues”, ka thënë avokati Ed Chernoff në dokumentin e dorëzuar në gjykatën e Los Anxhelosit, duke kërkuar një qasje në financat e tij.
Thuhet se Jackson në momentin e vdekjes, kishte borxh 500 milion dollarë. Michael ka vdekur më 25 qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçe, për shkak të sasisë së madhe të anestetikut që e kishte marrë në kombinim me qetësues të tjerë.
Murra yeka pranuar se Jackson-it ia kisht
... Read more »
Ylli i serisë '30 Rock', Katrina Bowden, ka arritur të mund Kim Kardashian për të fituar në anketën e revistës ‘Esquire’ "Si femra më seksi në botë”. Më shumë se dy milion vota janë dorëzuar, ndërsa Katrina e pranon se është e befasuar që ka arritur të fitoj.
"Isha kundër Kim Kardashian. Pastaj ishte emri Megan Fox, të cilën e njohin shumica, ndërsa emrin tim vetëm një përqindje e vogël. Mendoj se numrin më të madh tëë votave e kam marrë nga fansat e serisë '30 Rock'”, ka deklaruar ajo.
Katrina e trashëgon këtë titull nga fituesja e vitit të kaluar Brooklyn Decker dhe beson se rrobat e saj provokuese që i vesh në karakterin Carie në '30 Rock', i kanë ndihmuar të fitoj shumë vota.
Ylli i filmave me arte luftarake Jean-Claude Van Damme, ka vendosur mos t’i kthehet më aktrimit, por të përqendrohet në përleshjet në ring.
Ylli i Hollivudit, i njohur si "muskujt nga Brukseli”, thotë se edhe përkundër asaj se kanë filluar t’i vijnë ofertat, pasi një kohë të gjatë ishte në listën e zezë të Hoollivudit, ai do të fillojë me ushtrimet për betejën e tij të parë në ring pas 29 vitesh, kundër boksierit tajlandez Somluck Kamsing.
"Kanë filluar të kërkojnë kthimin tim para kamerës, por unë kam vendosur të luftoj në ring. Nëse e fitoj këtë betejë, e cila do të jetë e veçantë, do të më sjellë edhe 10 vjet shëndet. Është si një riparim. Pra, jam i lumtur me atë ku jam sot”, ka deklaruar Van Dam.
Këngëtarja kontroverse Lady GaGa ka deklaruar se në koncertet e saj dëshiron të paraqitet plotësisht lakuriqe. Ajo mendon se kjo do të ishte shumë më praktike dhe bashkëkohore. Në këtë mënyrë, nuk do të viheshin në pikëpyetje aftësitë e saj të modës, sepse kritikët nuk do të kishin për çka të flisnin.
"Ndoshta do të duhej të ishim paksa më bashkëkohore. Ndoshta do të duhej të veshim kostum klasik ngjyrë të zezë. Apo të jemi plotësisht lakuriq? Kështu gjithmonë do të ishim në trend. Tani e tutje në të gjitha paraqitjet dhe koncertet e mia, do të jem lakuriqe”, ka deklaruar këngëtarja.
Edhe pse 29-vjeçare, Brittany Lee mund të lavdërohet se ka një trup të përkryer, të cilin më së miri e potencon kur bën prezantimin e ndonjë koleksioni të ri të veshjeve të brendshme intime, për të cilën gjë edhe është bërë e famshme.
Duket se bashkëshortët e dikurshëm e kanë ‘groposur sëpatën e armiqësisë’ dhe kanë kaluar momente të lumtura familjare në Floridë. Pas grindjeve dhe ofendimeve të ashpra, të cilat kishin mbushur ballinat e revistave pas zbulimit të tradhtisë së David Arquette-it, Courtney Cox ka vendosur që të jetë sërish bashkë me David-in.
Në stil fëmijërorë, me të cilin edhe kanë filluar armiqësinë, ata edhe janë pajtuar në parkun argëtues ‘Disney World’ në Floridë.
"Vend magjik në të cilin përhapet dashuri dhe lumturi”, është lavdëruar Arquette përkrah fotografive të cilat ai i ka botuar në një faqe sociale. Courtney Cox edhe këtë herë ishte e përmbajtur.
Ajo medieve u ka thënë se nuk i kanë ripërtërirë en
... Read more »
Këngëtarja Britney Spears gjatë një interviste ka zbuluar se do ta kërkonte për herën e tretë lumturinë si një femër e martuar. Në të vërtetë, këngëtarja momentalisht është në lidhje me Jason Trawick, ish-agjentin e saj.
"Kurrë mos thuaj kurrë”, ka shtuar Britney në këtë intervistë. Këngëtarja për herë të parë është martuar në vitin 2004 në Las Vegas, me dashurinë e saj nga fëmijëria Jason Alexander, por martesa e saj ishte anuluar vetëm 55 orë më vonë.
Herën e dytë ishte martuar gjithashtu në vitin 2004, për valltarin e grupit të saj Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, ndërsa janë ndarë në vitin 2006. Se a do të ndodhë edhe martesa e tretë, pritet të shihet së shpejti.
Me shije apo pa shije? Gjykojeni vetë rreth asaj se si të famshmit i kanë zbukuruar trupat e tyre me tatuazhe me forma të ndryshme. Të famshmit janë më shumë të njohur për atë se dëshirojnë të zbukurohen me tatuazhe të ndryshme, sikurse edhe njerëzit e thjeshtë.
Derisa disa kënaqen me një apo dy tatuazhe, për disa ky numër nuk mjafton dhe vazhdojnë të zbukurojnë trupat e tyre dhe nganjëherë gjërat dalin jashtë kontrollit. Në fund të fundit, e tëra ka të bëj me shijen, ndërsa ne ju tregojmë disa nga yjet që njihen për tatuazhet e tyre të famshme dhe ju gjykoni nëse ata këtë e kanë bërë me shije.
Angelina Jolie
Nuk dihet nëse ende ka mbetur ndonjë pjesë e trupit të saj pa u luluar m
... Read more »