Mbrojtja e mjekut Conrad Murray, i akuzuar se nga pakujdesia ka mbytur mbretin e muzikës pop Michael Jackson, insistojnë se problemet e mëdha financiare të këngëtarit, e kanë shtyrë atë që të kryejë vetëvrasje.
"Mbrojtja konsideron se Michael Jackson është viktimë e hapit personal dëshpërues”, ka thënë avokati Ed Chernoff në dokumentin e dorëzuar në gjykatën e Los Anxhelosit, duke kërkuar një qasje në financat e tij.
Thuhet se Jackson në momentin e vdekjes, kishte borxh 500 milion dollarë. Michael ka vdekur më 25 qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçe, për shkak të sasisë së madhe të anestetikut që e kishte marrë në kombinim me qetësues të tjerë.
Murra yeka pranuar se Jackson-it ia kishte injektuar anestetikun propofol, por me këmbënguljen e këngëtarit. Nëse ai shpellet fajtor, mund të dënohet deri në 4 vite burg. Gjykimi pritet të fillojë më 9 prill.