Sunday, 2025-06-29, 5:37 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Rate my site
Total of answers: 13

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 13


Nga e mërkura e javës së kaluar, vogëlushi nga Kosova, Leon Bujupi i sëmurë rëndë nga leukemia, ndodhet i shtrirë në Klinikën Universitare të Mynsterit. Bashkë me të, në Gjermani ka ardhur edhe e ëma, Halimja. "Kushëriri” i famshëm, Ardian Bujupi, këngëtari i ri, i zgjedhur në mesin e pesë më të mirëve në spektaklin e madh gjerman DSDS, i është gjetur në ditët më të vështira familjes Bujupi.

Ai ka shfrytëzuar skenën e spektaklit të përmendur për të bërë apel te shikuesit që të ndihmojnë shërimin e Leonit të vogël. Meqë Leoni dhe e ëma, pas stresit të udhëtimit dhe të grumbullimit të mjeteve kishin fillimisht nevojë për qetësi, lajmi për ardhjen e tyre në Mynster është bërë publik vetëm dje. Kështu shkruajnë gazetat e ndryshme të regjionit të Mynsterit e më gjerë, duke cituar iniciatorin e aksionit për ndihmë Leonit të vogël, Reinhard Lulff.

"Pas pesë javë përpjekjesh, ne jemi ... Read more »

Views: 766 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Fotografia lakuriqe e Elizabeth Taylor-it është lëshuar në opinion disa ditë pasi që kjo aktore vdiq. Por, pas euforisë së shkurtër mediatike, filloi seriozisht të dyshohet për autencitetin e saj.

Ata që e kanë njohur pohojnë se Taylor kurrë nuk do të fotografohej tërësisht e zhveshur. Agjencia e cila medieve ua ofroi fotografinë, këto ditë e tërhoqi atë nga shitja derisa të konfirmohet e vërteta.

Sipas disa pohimeve thuhet se atëherë 24-vjeçaren Taylor e kishe fotografuar miku i saj, fotografi Roddy McDowell, ndërsa aktorja këtë foto ia kishte dhuruar bashkëshortit të tretë, Michael Todd-it.

Thuhet se deri te fotografi arriti e afërmja e saj Penny Taylor, djali i së cilës fotografinë në vitin 1980 ia shiti koleksionistit, Jim Shaudis-it.


Views: 590 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Irina Shayk, e dashura e futbollistit të njohur të Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, momentalisht është njëra nga modelet më atraktive në botë dhe kjo në radhë të parë falë këmbëve të gjata dhe pamjes joshëse.

Irina së fundi ka realizuar një katalog të ri me rroba të larjes për brendin nga Majami, "Luli Fama”, ku pozoi me më shumë se 20 modele të këtij brendi.

Pyetja lidhur me mbajtjen e linjës lindi vetvetiu, marrë parasysh që Irina është në formë të mirë, ndërsa modelja e njohur me buzëqeshja në fytyrë u përgjigj: "Kurrë nuk kam qenë në dietë. Mendoj që çdo kush mund të hajë çka të dëshirojë dhe të ushtrojë që të jetë në formë, pa marrë parasysh a shkoni në palestër, notoni, shëtisni apo shkoni në ‘pilates’”.

Irina Shayk shtoi se ushtrimet nuk i sheh vetëm si obligim por edhe kënaqësi dhe se pas ushtrimeve gjithmonë ndihet më pozitivisht.

... Read more »
Views: 518 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Aktori Keanu Reeves dëshiron që filmi i tij i ri "Henry's Crime” t’i nxisë njerëzit për të bërë seks. "Shpresoj që do të kënaqen me ngjarjen dhe do të qeshin.

Në fakt, shpresoj që pas kësaj në mënyrë të mirë dhe romantike të kryejnë marrëdhënie seksuale”, pohon aktori, i cili në këtë film e interpreton një punëtor. Përveç filmit të ri, Keanu e kujtoi edhe incidentin e ndodhur kohë më parë, kur adhuruesja e tij nga Kanada kishte thënë se ai është babai i fëmijës së saj.

DNK testi i demantoi pohimet e saj, ndërsa Keanu këtë përvojë e karakterizoi si "të tmerrshme”.

"Kjo është gjëja më e çmendur që ndonjë adhurues më ka bërë ndonjëherë. Më është dashtë të shkojë në gjyq dhe ishte gjë e tmerrshme”, tha aktori i cili qe disa muaj është në lidhje të lumtur me Charlize Theron-in.


Views: 544 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



"Gabimi im më i madh jetësor është që kohë të gjatë kam qenë i varur në kokainë. Mëngjesin nuk do të mund ta filloja nëse nuk e merrja një vi. I premtoja vetes se ajo është e para dhe fundit atë ditë por...kurrë nuk ka qenë ashtu si i premtoja vetes”, i zbuloi aktori amerikan, Dennis Quaid, mëkatet e tij hollivudiane të cilat i kushtuan me karrierë.

Përndryshe, Quaid është bërë i njohur në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar, por kokaina thotë që filloi ta merr që më lehtë të ballafaqohej me barrën e të qenit i famshëm. Megjithatë, droga e mori kontrollin mbi jetën e tij.

"Jeta më shkatërrohej, e shkatërrova karrierën dhe martesën, dhe tek në fundvitet 1990 isha i gatshëm që të ballafaqohem me këtë problem”, sqaron 57-vjeçari Quaid të cilit kjo varësi i kushtoi me shkurorëzim nga aktorja e bukur, Meg Ryan.

Dennis sot është në martesë të lumtur ... Read more »

Views: 438 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Jo shumë kohë më parë ishin renditur në mesin e çifteve më të pasura në Britaninë e Madhe, me pasurinë e tërësishme që sillej rreth 100 milionë funte. Por, Ozzy dhe Sharon Osbourne janë duke e ballafaquar me borxhin e pa paguar të tatimit prej 1 milionë funte.

Ata janë duke "i ndjekur” autoritetet amerikane për këtë tatim të pa paguar që daton qe dy vjet, njofton "Sunday”.

Tatimorët amerikan mund t’ua konfiskojnë shtëpinë që gjendet në një paralagje të Los Angeles-it në Hidden Hills e cila vlen 7.5 milionë funte, apo shtëpinë në plazhin Malibu që kushton 6.1 milionë funte, njoftoi eksperti për drejtësi, Peter Haven.

Ai shtoi se pret që javën e ardhme ky çift ta paguajë tatimin, sepse përndryshe ai mund të rritet ende.


Views: 428 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Nicki Minaj ka konfirmuar se ajo ka qenë dhe është në negociata me Britney Spears-in sa i përket turneut të kësaj të fundit.

Nicki Minaj, e cila është treguar jashtëzakonisht e suksesshme me albumin e saj debutues "Pink Friday” ka konfirmuar se ajo është kontaktuar nga Spears, për ta mbështetur në turneun e saj pas albumit "Femme Fatale”.

"Ne jemi në bisedime. Unë do të doja që të shkoj në atë turne, por nuk e di ende. Nuk mund të konfirmoj e as të mohoj spekulimet”, theksoi Minaj për revistën "Elle”, duke bërë të ditur kështu që përkundër bisedimeve, ende nuk janë nënshkruar kontratat.


Views: 425 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Nëse deri tani nuk keni dëgjuar për Lindsey Strutt-in, sigurisht që do ta mbani në mend emrin e saj dhe do ta lidhni me fotografitë e saja, në të cilat nuk heziton ta tregojë trupin e zhveshur.

Lindsey së fundi ka pozuar për "Newlook” dhe i tregoi të gjitha atributet e saja. Ajo me pasion i shtrëngonte gjinjtë e saj, dhe i mbulonte pjesët intime. Me të brendshme nga sateni me ngjyrë të zezë, Lindsey sigurisht është pamje që kujtohet gjatë.





Views: 455 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



Halle Berry mendon që në të kaluarën ka gabuar shumë shpesh dhe kishte marrë vendime të gabuara sa i përket dashurisë. Aktorja e cila ka qenë në martesë me lojtarin e bejsbollit, David Justice-n dhe këngëtarin Eric Benet-in thotë që do të ishte më e lumtur po qe se kurrë të mos martohej.

"Po ta dija atëherë që nuk jam tip për martesë. Kjo do të më kursente shumë mund, kohë dhe thyerje të zemrës. Sa i përket dashurisë, gjithmonë kam bërë përzgjedhje të gabuar. Kam qenë idiote”, tha fituesja e çmimit "Oskar”. Halle mendon që për shumicën e përzgjedhjeve të gabuara fajtor është babai i saj, i cili e kishte lënë kur ka qenë e re.

"Kjo sigurisht që ka ndikuar në jetën time. Po të kisha baba të mirë derisa rritesha, sigurisht që nuk do të bëja gabimet e njëjta. Nuk do të isha aq e humbur në dashuri”, tha aktorja e cila momentalisht është në lidhje me kolegun, Olivie ... Read more »

Views: 422 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)



"Panorama plus” ishte ndër të parat që zbuloi fejesën dhe shtatzëninë e këngëtares kosovare. Edona Llalloshi u fejua me një tjetër biznesmen, Gazmend Fejzullahun, ndërkohë që la pas një martesë me një tjetër biznesmen shqiptar me banim në Zvicër, Shukriun.

Këngëtarja atë kohë kishte pranuar vetë publikisht ndarjen nga burri. Ajo tha se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen. Ditën e martesës ajo shkëlqente, duke thënë se ishte dita më e lumtur në jetën e saj.

Pas një vit martese, zëri i saj tingëllonte pikëllueshëm, ndonëse ende mbahej e fortë. Martesa e saj, e cila i përngjante atyre të Hollywoodit, me qindra mysafirë të ftuar dhe e përcjellë nga dhjetëra media të shkruara dhe elektronike, dështoi.

"Me keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj ndarjen nga burri”, pat deklaruar atë kohë këngëta ... Read more »

Views: 549 | Added by: WOLF | Date: 2011-04-13 | Comments (0)

Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025