Nicki Minaj ka konfirmuar se ajo ka qenë dhe është në negociata me Britney Spears-in sa i përket turneut të kësaj të fundit.
Nicki Minaj, e cila është treguar jashtëzakonisht e suksesshme me
albumin e saj debutues "Pink Friday” ka konfirmuar se ajo është
kontaktuar nga Spears, për ta mbështetur në turneun e saj pas albumit
"Femme Fatale”.
"Ne jemi në bisedime. Unë do të doja që të shkoj në atë turne, por
nuk e di ende. Nuk mund të konfirmoj e as të mohoj spekulimet”, theksoi
Minaj për revistën "Elle”, duke bërë të ditur kështu që përkundër
bisedimeve, ende nuk janë nënshkruar kontratat.