Talenti
kosovar i cili që disa muaj shkëlqeu në spektaklin më të famshëm në
Gjermani, ‘Deutschland sucht den Super Star’, (Gjermania kërkon
supertalent), sonte do të ketë sfidën e radhës, e cila do ta qojë edhe
një hap më afër finales.
Për të
kaluar edhe sfidën e sotme, 19-vjeçari Bujupi kërkon përkrahjen e
gjithë shqiptarëve. I kontaktuar përmes telefonit, talenti Bujupi ka
thanë së ndihet krenar që ka arritur deri në këtë pikë dhe premton se do
të japë maksimumin për të arritur finalen.
Lady Gaga
është duke punuar për të publikuar videon më të re të këngës Juda. Klipi
do të dalë katër ditë para Pashkëve, 19 prill. Me Lady Gaga në spot do
të paraqitet edhe Normal Reedus. Ai do ta paraqesë Judën, ndërsa Lady
Gaga do ta luaj Maria Magdalenën.
"Unë
mendoj se shumë njerëz që do e shohin klipin e ri do të befasohen me
mesazhin e kësaj kënge për arsyet e duhura,” tha menaxheri i Gagas, duke
shtuar se Norman me të vërtetë është zgjedhja e duhur për të luajtur
rolin e Judës, sepse ai është një aktor i madh.
Rokeri Iggy
Pop, gjatë javës u shfaq si një mysafir në garën "American Idol”.
Ndërsa Iggy u shfaq me pamjen e tij tipike duke kënduar këngën "Wild
One”, Jennifer Lopez ishte e zënë ngushtë.
Një grup
shokësh spanjoll kanë postuar një video në internet, ku njëri prej tyre
ishte veshur si Justin Bieber dhe shkaktoi zhurmë në një parking nga ku
erdhi në premierën e filmit "Never say Naver”. (Aty ishte paraparë që
Justin Bieber i vërtetë të kalonte)
Fansat e këngëtarit mendonin se ishte Justini i vërtet dhe vraponin pas tij.
Kjo gënjeshtër (shaka) kishte me qenë mirë që të realizohet me 1 prill.
Pas
eksperiencës disavjeçare në "Portokalli", "Dancing with the stars" është
një eksperiencë ndryshe per Amin pasi peshen me te madhe të prezantimit
do ta ketë ajo vetë, në një spektakël që këtë herë s'ka të bëjë me
humorin, por me kërcimin.
Në dhomën e
grimit, vetëm pak momente para fillimit të natës së parë ajo është
dukur disi e qetë. U përpoq t'i ruante vetëm për vete emocionet e kësaj
here të parë dhe ia doli për mrekulli të dukej krejt e çlirët dhe e
natyrshme dhe në skenë...
Këngëtarja
Christina Aguilera u emërua si ikona më frymëzuese e muzikës Pop në
dekadën e fundit – këtë dekorim i'a dha organizata e homoseksualëve për
hitin e saj "Beautiful”.
Shoqata që
nxit barazin e meshkujve homoseksual me njerëzit të orientimeve tjera
seksuale në shoqëri "Stonewall” këtë titull i'a dha këngëtares e cila
ishte në garë me Lady Gaga dhe Katy Perry.
Christina
tha se ajo ndihet e nderuar për këtë titull: "Unë e falënderojë shoqatën
Stonewall dhe unë ndihem shumë e kënaqur. Fansat e mi homoseksual janë
shumë të rëndësishëm dhe unë vazhdoj të kem marrëdhënie t
... Read more »