
Talenti
kosovar i cili që disa muaj shkëlqeu në spektaklin më të famshëm në
Gjermani, ‘Deutschland sucht den Super Star’, (Gjermania kërkon
supertalent), sonte do të ketë sfidën e radhës, e cila do ta qojë edhe
një hap më afër finales.
Për të
kaluar edhe sfidën e sotme, 19-vjeçari Bujupi kërkon përkrahjen e
gjithë shqiptarëve. I kontaktuar përmes telefonit, talenti Bujupi ka
thanë së ndihet krenar që ka arritur deri në këtë pikë dhe premton se do
të japë maksimumin për të arritur finalen.
"Këtë më shumë së për gjithçka tjetër dëshiroj ta arrij për t’i dhenë botës një mesazh të mirë për shqiptaret. Unë
jam shqiptar nga Kosova dhe do të jap maksimumin që të arrij të jem
një yll. Nga kjo pozitë do të mund ta promovoj edhe shtetin tim
Kosovën. Ashtu siç u prezantova në natën e parë kur shkela në skenën e
këtij spektakli dhe që me shumë krenari i prezantova që jam shqiptar
nga Kosova”, ka thënë më mburrje Bujupi në një prononcim për ‘Ekonomisti’-n.
Ai ka
treguar së mbështetje të fuqishme është duke marrë jo vetëm nga
shqiptaret, gjermanet por edhe nga nacionalitete e tjera që jetojnë në
Gjermani.
I bindur së
do të arrijë në finale, talenti 19-vjeçar dëshiron që sonte ta shkelë
skenën e spektaklit me një mbështetje të fuqishme që do t'i japin me
vota të gjithë shqiptaret e diasporës, nga Shqipëria dhe Kosova. Ai ka
thënë se ndihet krenar që popullariteti i tij dhe të arriturat e tij
janë duke u promovuar në mediat shqiptare./Showbiz
http://www.youtube.com/watch?v=M0D95Jmh00w&feature=player_embedded
|