Amy Winehouse përsëri është e gatshme të thotë
"po”. Kështu për të dytën herë, këngëtarja sipas medieve britanike, do
të duhej të martohej për disa javë.
Amy është në lidhje me regjisorin britanik Reg Traviss-n që nga viti
2009, kur u nda nga bashkëshorti i parë, Blake Fielder Civil. Edhe pse
disa herë u ndanë dhe u bashkuan, duket se Reg arriti ta bind për
martesë, dhe njëherësh arriti "ta zbusë” atë.
Pikërisht ai është meritor që Amy hoqi dorë nga droga dhe alkooli.
Edhe pse në serialin "True Blood” aktori australian Ryan Kwanten e
interpreton heroin gjakftohtë, në jetën reale u tregua njeri fisnik.
Duke kaluar me automobil nëpër rrugët e Hollywood-it, 33-vjeçari e ndali makinën kur pa një njeri të përgjakur.
Pa hezitim doli nga vetura, e thirri ndihmën e shpejtë, ndërsa pastaj
qëndroi me të derisa të arrinin mjekët. Ai nuk ua vuri veshin numrit të
madh të adhuruesve të cilët ishin mbledhur, më shumë për të, sesa për
njeriun e përgjakur që ishte duke qëndruar i shtrirë në rrugë.
Reese Witherspoon u martua për të dytën herë
fundjavën e kaluar, kur Jim Toth e fejoi, por me këtë rast mbeti e
shokuar. Pasi që në vitin 2006 dështoi martesa me Ryan Phillipe-n,
aktorja mendoi se kurrë më nuk do ta gjejë dashurinë dhe dikë që do të
tolerojë dhe pajtohet me teket e saj.
"Befasohesh kur ta kuptosh se dikush dëshiron të jetë me ty, pasi që,
të dashurit e mi, unë kam teke të shumta”, e pranoi fituesja e çmimit
"Oskar”. Ajo e zbuloi se është duke luftuar që të arrijë baraspeshën
ndërmjet jetës familjare, dashurisë dhe punës.
Modelja, Lauren Budd, është relativisht e
panjohur për publikun e gjerë, por para disa vitesh ka ngritur pluhur të
madh në mediet britanike kur ka qenë në lidhje me aktorin 30 vjet më të
vjetër, David Williams-in.
Modelja 20-vjeçare, e cila është e specializuar për editoriale seksi
në bikini dhe në veshje të brendshme, jeton në Britani të Madhe qe disa
vjet. Fotografët e duan, ngase përveç trupit të mrekullueshëm dhe
fytyrës engjëllore, si adutin e saj më të madh i ka sytë e kaltër. Kjo
bukuroshe pas ndërprerjes së lidhjes me David-in, ishte parë në shoqëri
të futbollistit John Carew-t.
"Dua të mbes në raporte të mira me ish-të dashurit, nuk dëshirojë të
ndihem pakëndshëm kur t’i shoh në ndeja të ndryshme. Momentalisht jam
duke e kërkuar të dashurin e ri, dhe nëse dikush paraqitet, nuk do t’i
them ‘jo’”, u deklaroi Lauren medieve britanike.
Karriera e saj është ndërtuar mbi pamjen dhe
mund ta paramendoni se si është ndier Katie Price kur e kuptoi se flokët
janë duke i rënë dhe kur këtë fakt vendosi ta ndajë me të tjerët.
Për shkak të ekstensionit, i cili ishte tri herë më i fuqishëm se sa i
lejuari, dhe kjo e tëra për shkak të vëllimit të flokëve të saj, Katie
filloi të mbetet pa flokë në pjesë të caktuara të kokës.
"Kam ‘gropa’ pa flokë në kokë. Kjo është e shëmtuar, flokët e mi janë
jeta ime, pa ta ndihem tmerrshëm”, iu ankua Katie Price miqve.
Kohë më parë ajo nuk i lejoi fotografët që t’i afrohen: "Jam aq e
shëmtuar, kam njolla në fytyrë, jam tullace dhe thonjtë i kam në gjendje
të tmerrshme”, kishte thënë ajo atëherë.
Zëdhënësi i saj e konfirmoi se ka humbur pak flokë për shkak të
aksidentit të parukeri. Ylli i njohur tani është e detyruar të mbajë
parukë, derisa flokët e saj
... Read more »
Nëna e të famshmes Lady Gaga vendosi t’i
qëndrojë në çdo moment pranë vajzës së saj derisa është në turne.
Cynthia Germanotta është e vendosur në qëllimin e saj, dhe nuk e ka
ndërmend që ta lë vet nëpër koncerte pasi që dëshiron t’ia përmirësojë
jetën e çrregullt që e bënë.
Lady Gaga edhe vetë e pranoi se gjatë turneve nuk ushqehet
normalisht, dhe se në trup fut vetëm ushqime në formë të lëngjeve,
ndërsa njëherë iu desh të anulojë koncertin pasi që nga lodhja u rrëzua.
Që nga shikimi i parë në gjysmë të zhveshurën dhe të djersiturën Jamie Chung, rryma me siguri që do t’ua përshkojë tërë trupin.
Aktorja seksi adhuron aksionin dhe këtë nuk e fsheh, dhe përveç që
është e gatshme për ndonjë "hap të madh”, ajo duket shkëlqyeshëm,
sidomos me veshje të brendshme.
Trupin e saj të ushtruar dhe seksi së fundi e tregoi në revistën "Maxim”.
Celine Dion kishte thënë se nuk planifikon ta
lëshojë karrierën e saj muzikore pas lindjes së fëmijës së parë. Kur
kohë më parë i lindi binjakët, përsëri filloi të ndihej njëjtë, dhe
pohon se kënaqësia më e madhe për të tani është të jetë nënë e cila
këndon.
E kuptoi se mund ta ketë jetën familjare dhe karrierën së bashku.
"Tani e kuptoj se mund t’i kem të gjitha. Kur të performoj si nënë,
kjo më është kënaqësi më e madhe, nuk ekziston gjë më e mirë”, tha
Celine dhe shtoi se ndihet sikur vera, me kalimin e viteve gjithnjë e më
e mirë.
"E di që kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë, por sa të zgjasë, unë do ta bëj” tha ajo.
Edhe pse shpesh sillen sikur të jenë pa të meta
dhe aktrojnë përsosmërinë, edhe të famshmit i kanë fobitë e tyre, gjërat
të cilat i tmerrojnë, ndërsa disa janë aq bizare dhe për të cilat
shumica nuk dinin se "ekzistojnë”.
Robert Pattinson
Ylli i filmit "Twilight”, Robert Pattinson e zbuloi kohë më parë se
frikësohet nga kali dhe se ishte ndier jashtëzakonisht mirë kur në setin
e filmit "Water for Elephants” nuk ishte i detyruar të kalëronte.
Nicole Kidman
Nga kafshët frikësohen edhe Nicole Kidman dhe Orlando Bloom. Bloom
tmerrohet nga derrat, ndërsa Kidman-in e kaplon paniku kur t’i sheh
krimbat.
Matthew McConaughey
Matthew McConaughey e zbuloi se e kaplon ankthi kur t’i sheh dyert
rrotulluese, k
... Read more »
Ditën
e sotme u mbushën 17 vjet nga vdekja tragjike e Kurt Cobain, në 5 prill
1994, por trashëgimia që ai la pas nëpërmjet "Nirvana”-ve mbetet edhe
sot shumë aktuale.
Ashtu siç shkruante sot gazeta amerikane "Time”, ai vlerësohet gjerësisht si këngëtari rock me më shumë ndikim ndonjëherë.
Lideri
dhe kitaristi i "Nirvana”, në bashkëpunim me "Foo Fighters” dhe Dave
Grohl, prodhoi tre albume të plota shumë të suksesshme, si "Nevermind”
në vitin 1991 dhe "Smells like teen spirit”.
17 vjet më vonë, këngët e këtyre dy albumeve vazhdojnë të jenë tepër të zakonshme dhe luhen vazhdimisht në stacionet e radiove.
Nirvana
dhe Cobain veçanërisht konsiderohen s
... Read more »
Ylli i
muzikës, ish anëtarja e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland, tregoi
trupin e saj të bukur në bikini me ngjyrë të gjelbër në plazh në Miami.
Me syze,
kapele dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, Kelly duket
plotësisht e qetë, përderisa ishte duke shijuar plazhin me shoqërinë e
saj.
Në vazhdim ju sjellim disa foto të këngëtares në plazh.