Edhe pse në serialin "True Blood” aktori australian Ryan Kwanten e
interpreton heroin gjakftohtë, në jetën reale u tregua njeri fisnik.
Duke kaluar me automobil nëpër rrugët e Hollywood-it, 33-vjeçari e ndali makinën kur pa një njeri të përgjakur.
Pa hezitim doli nga vetura, e thirri ndihmën e shpejtë, ndërsa pastaj
qëndroi me të derisa të arrinin mjekët. Ai nuk ua vuri veshin numrit të
madh të adhuruesve të cilët ishin mbledhur, më shumë për të, sesa për
njeriun e përgjakur që ishte duke qëndruar i shtrirë në rrugë.