Reese Witherspoon u martua për të dytën herë
fundjavën e kaluar, kur Jim Toth e fejoi, por me këtë rast mbeti e
shokuar. Pasi që në vitin 2006 dështoi martesa me Ryan Phillipe-n,
aktorja mendoi se kurrë më nuk do ta gjejë dashurinë dhe dikë që do të
tolerojë dhe pajtohet me teket e saj.
"Befasohesh kur ta kuptosh se dikush dëshiron të jetë me ty, pasi që,
të dashurit e mi, unë kam teke të shumta”, e pranoi fituesja e çmimit
"Oskar”. Ajo e zbuloi se është duke luftuar që të arrijë baraspeshën
ndërmjet jetës familjare, dashurisë dhe punës.