Celine Dion kishte thënë se nuk planifikon ta
lëshojë karrierën e saj muzikore pas lindjes së fëmijës së parë. Kur
kohë më parë i lindi binjakët, përsëri filloi të ndihej njëjtë, dhe
pohon se kënaqësia më e madhe për të tani është të jetë nënë e cila
këndon.
E kuptoi se mund ta ketë jetën familjare dhe karrierën së bashku.
"Tani e kuptoj se mund t’i kem të gjitha. Kur të performoj si nënë,
kjo më është kënaqësi më e madhe, nuk ekziston gjë më e mirë”, tha
Celine dhe shtoi se ndihet sikur vera, me kalimin e viteve gjithnjë e më
e mirë.
"E di që kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë, por sa të zgjasë, unë do ta bëj” tha ajo.