
Fotografia lakuriqe e Elizabeth Taylor-it është lëshuar në opinion
disa ditë pasi që kjo aktore vdiq. Por, pas euforisë së shkurtër
mediatike, filloi seriozisht të dyshohet për autencitetin e saj.
Ata që e kanë njohur pohojnë se Taylor kurrë nuk do të fotografohej
tërësisht e zhveshur. Agjencia e cila medieve ua ofroi fotografinë, këto
ditë e tërhoqi atë nga shitja derisa të konfirmohet e vërteta.
Sipas disa pohimeve thuhet se atëherë 24-vjeçaren Taylor e kishe
fotografuar miku i saj, fotografi Roddy McDowell, ndërsa aktorja këtë
foto ia kishte dhuruar bashkëshortit të tretë, Michael Todd-it.
Thuhet se deri te fotografi arriti e afërmja e saj Penny Taylor,
djali i së cilës fotografinë në vitin 1980 ia shiti koleksionistit, Jim
Shaudis-it.
|