"Gabimi im më i madh jetësor është që kohë të
gjatë kam qenë i varur në kokainë. Mëngjesin nuk do të mund ta filloja
nëse nuk e merrja një vi. I premtoja vetes se ajo është e para dhe
fundit atë ditë por...kurrë nuk ka qenë ashtu si i premtoja vetes”, i
zbuloi aktori amerikan, Dennis Quaid, mëkatet e tij hollivudiane të
cilat i kushtuan me karrierë.
Përndryshe, Quaid është bërë i njohur në fillim të viteve ’80 të
shekullit të kaluar, por kokaina thotë që filloi ta merr që më lehtë të
ballafaqohej me barrën e të qenit i famshëm. Megjithatë, droga e mori
kontrollin mbi jetën e tij.
"Jeta më shkatërrohej, e shkatërrova karrierën dhe martesën, dhe tek
në fundvitet 1990 isha i gatshëm që të ballafaqohem me këtë problem”,
sqaron 57-vjeçari Quaid të cilit kjo varësi i kushtoi me shkurorëzim nga
aktorja e bukur, Meg Ryan.
Dennis sot është në martesë të lumtur me Kimberley Quaid, e cila para
tri vitesh ia lindi binjakët, Thomas-in dhe Zoe-n. "Ringjallja” e tij
prej aktori në Hollywood kurrë nuk ndodhi, dhe kryesisht paraqitet në
rolet dytësore apo edhe role kryesore, por në filmat e B produksionit.