"Panorama plus” ishte ndër të parat që zbuloi fejesën dhe shtatzëninë
e këngëtares kosovare. Edona Llalloshi u fejua me një tjetër biznesmen,
Gazmend Fejzullahun, ndërkohë që la pas një martesë me një tjetër
biznesmen shqiptar me banim në Zvicër, Shukriun.
Këngëtarja atë kohë kishte pranuar vetë publikisht ndarjen nga burri.
Ajo tha se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të
ndahen. Ditën e martesës ajo shkëlqente, duke thënë se ishte dita më e
lumtur në jetën e saj.
Pas një vit martese, zëri i saj tingëllonte pikëllueshëm, ndonëse
ende mbahej e fortë. Martesa e saj, e cila i përngjante atyre të
Hollywoodit, me qindra mysafirë të ftuar dhe e përcjellë nga dhjetëra
media të shkruara dhe elektronike, dështoi.
"Me keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj
ndarjen nga burri”, pat deklaruar atë kohë këngëtarja Edona Llalloshi.
"Jam munduar ta mbaj martesën. Nuk na eci mbarë, prandaj kam vendos me u
nda”, tha ajo përmes telefonit në një media në Kosovë.
"Fati im ka qenë kështu, për momentin nuk mund të flas më shumë”, ishin fjalët e Edonës.
Në tetor të vitit të kaluar, zbuluam fejesën e Edonës me Gazmendin,
si dhe shtatzëninë e saj e cila e detyroi të zbulojë lidhjen e re.
Pas shkrimit të publikuar në "Panorama plus”, në redaksinë tonë
arritën disa reagime nga ana e këngëtares, e cila kërkonte që të
përgënjeshtrohej lajmi, pasi nuk ishte i vërtetë edhe pse lajmin e
shtatzënisë na e kishte dhënë vetë Gazmendi.
Këngëtarja 31-vjeçare pritet që së shpejti, në muajin qershor, të bëhet nënë, ndërsa është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Përveç fëmijës që është në ardhje, këtë verë me siguri do të kemi dhe
dasmë të çiftit, të cilën e ka pohuar dhe bashkëshorti i saj në një
prononcim për gazetën tonë disa muaj më herët.
"Datën e martesës nuk e kemi vendosur akoma, po së shpejti besoj,
sepse po presim të vijë në jetë bebushja”, ka theksuar Gazmendi.
/Panorama plus/Showbiz