
Jo shumë kohë më parë ishin renditur në mesin e çifteve më të pasura
në Britaninë e Madhe, me pasurinë e tërësishme që sillej rreth 100
milionë funte. Por, Ozzy dhe Sharon Osbourne janë duke e ballafaquar me
borxhin e pa paguar të tatimit prej 1 milionë funte.
Ata janë duke "i ndjekur” autoritetet amerikane për këtë tatim të pa paguar që daton qe dy vjet, njofton "Sunday”.
Tatimorët amerikan mund t’ua konfiskojnë shtëpinë që gjendet në një
paralagje të Los Angeles-it në Hidden Hills e cila vlen 7.5 milionë
funte, apo shtëpinë në plazhin Malibu që kushton 6.1 milionë funte,
njoftoi eksperti për drejtësi, Peter Haven.
Ai shtoi se pret që javën e ardhme ky çift ta paguajë tatimin, sepse përndryshe ai mund të rritet ende.
|