Ylli i serisë '30 Rock', Katrina Bowden, ka arritur të mund Kim Kardashian për të fituar në anketën e revistës ‘Esquire’ "Si femra më seksi në botë”. Më shumë se dy milion vota janë dorëzuar, ndërsa Katrina e pranon se është e befasuar që ka arritur të fitoj.
"Isha kundër Kim Kardashian. Pastaj ishte emri Megan Fox, të cilën e njohin shumica, ndërsa emrin tim vetëm një përqindje e vogël. Mendoj se numrin më të madh tëë votave e kam marrë nga fansat e serisë '30 Rock'”, ka deklaruar ajo.
Katrina e trashëgon këtë titull nga fituesja e vitit të kaluar Brooklyn Decker dhe beson se rrobat e saj provokuese që i vesh në karakterin Carie në '30 Rock', i kanë ndihmuar të fitoj shumë vota.
"Po, ajo mezi që vesh diçka. Vetëm ato fustanet e shkurtë të cilat mezi mbulojnë pjesët intime të trupit”, ka përfunduar Katrina.