Main » 2011»April»7 » Talenti kosovar ndër gjashtë më të mirët në Gjermani
3:03 PM
Talenti kosovar ndër gjashtë më të mirët në Gjermani
Talenti kosovar Ardian Bujupi, i cili
është duke garuar në emisionin muzikor në Gjermani, "Deutschland sucht
den Super Star” ka arritur tashmë në finalen e gjashtë më të mirëve.
Ky sukses është arritur falë zërit dhe interpretimit të tij, i cili ka
bërë për vete jo vetëm adhuruesit por edhe anëtarët e jurisë, shkruan e
përditshmja "Kosova Sot”.
Ardiani ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë
gjerman, ai është duke u vlerësuar favorit për të fituar vendin e parë
të këtij shou program./Showbiz