Çiftet e famshme botërore, janë mësuar me honorarët gjashtëshifrorë,
mirëpo, dikush prapë fiton më shumë. Më poshtë do të mësoni se kush janë
ato
Beyonce & Jay-Z
Beyonce dhe Jay-Z, çifti i famshëm i këngëtarëve i cili mbretëron në
top-listat botërore, me siguri se nuk kanë probleme financiare. Bazuar
sipas "Forbes”-it, Beyonce gjatë vitit 2010 ka fituar hiq më pak se 87
milion dollarë, ndërsa burri i saj është dashur të kënaqet me vetëm 63
milion, duke e bërë çiftin më fitimprurës.
Gisele Bundchen & Tom Brady
Supermodelja më e famshme në botë, Gisele Bundchen, në vit fiton 25
milion dollarë, çka ndjeshëm e tejkalon fitimin vjetor të burrit të saj
Tom Brady, i cili në vit fiton 3.5 milion dollarë. Mirëpo, në vitin
2010, Brady ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe fitimi i tij vjetor,
tani është 36.5 milion dollarë, duke e bërë çiftin e dytë më
fitimprurës.
Robert Pattinson & Kristen Stewart
Çifti i aktorëve të rinj Robert Pattinson dhe Kristen Stewart, janë
bërë të famshëm me filma për të rinj, sidomos me sagën e filmave me
vampirë "Twilight”. Kështu, Pattinson vitin e kaluar ka fituar 27.5
milion dollarë, derisa Stewart një milion më shumë, pra 28.5 milion
dollarë, duke u renditur në pozitën e tertë.
Brad Pitt & Angelina Jolie
Besoni apo jo, por çifti dikur që fitonte më së shumti, Brad Pitt dhe
Angelina Jolie, vitin e kaluar kanë arritur të fitojnë vetëm nga 20
milion dollarë secili, por që ka mjaftuar të zënë pozitën e katërt.