Angelina Jolie, ambasadorja e vullnetit të mirë e
UNHCR-it, befasisht të martën është paraqitur në kufirin e Tunizisë dhe
Libisë që të takohet me refugjatët nga Libia.
Ardhja e yllit filmik me konvojin prej dhjetëra makinave, nën
përcjelljen e ushtrisë tuniziane, shkaktoi kaos të madh në kampin e
refugjatëve "Chouch” në të cilën gjenden me dhjetëra mijëra njerëz që
ikën nga përleshjet që shpërthyen në Libi.