
Justin
Bieber e ka plotësuar dëshirën e tij të madhe duke luajtur futboll me
lojtarët Barcelonës. Këngëtari i ri u bashkua me ekipin e "Barcelonës
B", dhe në stërvitje luajtën "tre me tre”.
Justin u
stërvit me lojtarët e Barcelonës gjatë vizitës së tij në Spanjë. Në
Barcelonë, pas lojës me yjet e futbollit ai këndoi në një koncert para
18,000 fansave.
Disa ditë
më parë, Justin ishte në Madrid dhe ka ecur me uniformen e Barcelonës
nëpër qytet, por asnjë tifoz vendas nuk iu afrua për shkak se ai kishte
bërë sjellje të pakëndshme.
Gjatë
muajve të fundit Justin Bieber i kishte përmirësuar aftësitë e tij të
futbollit duke bërë stërvitje me profesionistët. Njëri ndër
profesionistët është David Beckham dhe e mësoi atë privatisht.
http://www.youtube.com/watch?v=gMhylcHCUe4&feature=player_embedded
|