Me një pamje të veçantë, me disa stile të ndryshme këngësh do të na paraqitet Adelina Emini gjatë këtij sezoni.
Punën për këngët e reja ajo e ka nisur tash e disa muaj dhe është duke u përkushtuar shumë në këtë projekt.
"Kam nisur përgatitjet për disa këngë të reja të cilat do të jenë me
disa zhanre, si balada, pop etj. Përveç këngëve që do të jenë tërheqëse
për publikun edhe dukja ime në videoklipe do të jetë më ndryshe. Do të
mundohem që adhuruesve të mi t’u sjellë surpriza me këngë dhe stil
joshës”, ka thënë ajo për "Zërin”.
Posa t’i përfundojë këto projekte Adelina do të nisë përgatitjet për
paraqitjet e sezonit veror. Ajo thotë se ende nuk është e sigurt nëse së
shpejti do të realizojë ndonjë album të ri. K. Bajrami/Showbiz