Eva Longoria ia ka plasur vajit gjatë një
paraqitjeje në TV, derisa ka folur për poshtërimin që kishte ndjerë pas
dështimit të martesës së saj me Tony Parker, pasi çifti gjithmonë i
kishte premtuar njëri-tjetrit se divorci nuk është një opsion.
Ylli i serisë "Desperate Housewives” i ka dhënë fund martesës së saj
3-vjeçare me basketbollistin, në nëntor, pas akuzave për tradhti të
këtij të fundit.
Divorci i tyre ishte bërë final në janar dhe ajo thotë se e ka pasur të vështirë të lexojë rreth lidhjes së saj në tabloide.