Qëkur është bërë nënë, këngëtarja Jennifer Lopez
nuk ka shumë kohë të vizitojë sallonet e bukurisë. Për këtë në shtëpi i
bën disa rituale të vogla për bukurinë, ndërsa e zbuloi edhe sekretin e
lëkurës së saj të butë dhe shkëlqyese.
"Lëkura jo e mirë është gjëja më e keqe te një femër. Këtë problem e
zgjidhi ashtu që e përziej vajin e ullirit me sheqer dhe me këtë masë e
lyej lëkurën. Besoni, asnjë piling i blerë nuk është më i mirë se ky”,
tha diva latine. Por, vitet e bëjnë të veten, ndërsa kilogramët kanë
filluar t’i shtohen.
"Kujdesem shumë se çka ha. Mishi i bardhë, shumë pemë e perime dhe sa
më shumë limonadë është ajo që më me kënaqësi e fus në organizëm,
ndërsa linjën e mbaj duke vrapuar çdo ditë nga tri kilometra”, tha ajo.