Shtëpia e ankandeve "Christie’s” do të shesë
bizhuteritë, fustanet dhe veprat e artit që i takuan Elizabeth
Taylor-it. Vlera e këtij koleksioni dhe data e shitjes ende nuk janë
bërë të ditura. Diva e njohur e Hollywood-it e cila vdiq muajin e kaluar
ka qenë e njohur për koleksionin e madh të bizhuterive dhe lidhjeve të
shumta të dashurisë.
Është martuar tetë herë, dhe fitoi dy "Oskar” dhe ka qenë njëra nga
aktivistet e para në luftë kundër SIDA-s. Ajo në vitin 2003 e publikoi
librin "Elizabeth Taylor: Tregimi im i dashurisë me bizhuteritë”, dhe në
koleksionin e saj gjenden disa nga diamantet më të njohur.