Pas shkrimeve se është duke e pritur fëmijën e tretë, ylli Nicole
Richie, foli para medieve dhe e demantoi shtatzëninë e përfolur.
"Edhe përkundër spekulimeve të fundit, nuk jam shtatzënë, ndërsa këto
janë shkrime të papërgjegjshme. Paraqitja publike dhe ndryshimet e
dikujt në peshë shpesh dinë të pasqyrohen mizorisht. Trupat e njeriu
vazhdimisht ndërrohen”, tha 29-vjeçarja Nicole Richie.