Lihen anash të gjitha aksionet, eksplodimet dhe
efektet speciale. Karremi i cili më së lehti tërheq shikuesit në sallat e
kinemasë është tërheqja dhe lidhja ndërmjet "saj” dhe "tij”. Të
rikujtojmë disa nga çiftet më "të nxehta” të Hollywood-it.
Gere&Roberts, "Pretty Woman”
Skenat nga momenti kur biznesmenit kokëfortë, Richard Gere, "i
vidhet” buzëqeshja e deri te dushi me plot shkumë, në të cilin vihen në
pah këmbët e pafundme të Julia Roberts, janë momentet më të nxehta të
tregimit ndërmjet dy botëve, të biznesmenit dhe prostitutës.
Swayze&Grey, "Dirty Dancing”
Patrick Swayze u paraqit në këtë film në formën më të mirë, i gatshëm
të tregojë se vitet e kaluara në shkollën e baletit u shpaguan. Me
siguri që secila vajzë do të dëshironte të jetë Jennifer Grey në
momentin kur Swayze i thotë babit të saj: "Askush nuk e vë "Baby-n” në
kënd”.
DiCaprio&Winslet, "Titanic”
Energjia rinore e Leonardo DiCaprio-s, e cila e tërheq të
përmbajturën dhe sensualitetin e Kate Winslet-it, shërbyen si
"kryevepër” në të cilën shumë të rinj "pikturuan” pritjet dhe aspiratat
romantike, duke dëshiruar që së paku njëherë në jetë të kalojnë momentet
sikur ato pas dritareve të makinës.
Pitt&Jolie, "Mr. and Mrs. Smith”
Para pesë vjetësh, kur "Mr. dhe Mrs. Smith” për herë të parë e panë
dritën e kino-projektorit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie u shpallën
njerëzit më seksi në Hollywood. Dukej si zgjidhje e natyrshme dhe se
herët apo vonë do të lidhen, ndërsa skenat në film treguan se gjithsesi
që ka "zjarr” në mes tyre.