
Kënga "Faqe e re” e këngëtares Gresa Behluli tani do ta ketë edhe videoklipin të cilin ajo do ta lansojë së shpejti.
Me këtë këngë Gresa është paraqitur në festivalin "Kënga Magjike” dhe
adhuruesit ishin ata që e shtynë që kjo këngë të ketë edhe spot.
"Kënga është pëlqyer mjaft shumë në publik dhe shumë adhurues të mi
kanë kërkuar nga unë që t’ia realizoj edhe klipin”, ka thënë ajo për
"Zërin”.
Investimet në këtë klip kanë qenë mjaftë të mëdha andaj Gresa pret
sukses. "T’ju them të drejtën klipi i këngës "Faqe e re” që do ta
lansojë tani është projekti im më i shtrenjtë që e kam pasur deri më
tani. Nuk dua të cek ndonjë shifër të caktuar, mirëpo kam shpenzuar
shumë, andaj pres sukses”, përfundon ajo./Showbiz
|