
Këngëtarja
kolumbiane, Shakira e cila të enjten ka vizituar Haitin, ka dhuruar
400,000 dollarë për rindërtimin e shkollave në Port-au-Prince të cilat
ishin dëmtar nga tërmeti në janar të vitit të kaluar ( janar 2010).
Këngëtarja
ka nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët e Bankës Amerikane të
Zhvillimit, e cila do paguaj një sasi për rinovimin e shkollës Dubois
Elie, njëra nga institucionet më të vjetra në Port-au-Prince e ndërtuar
në fillim të shekullit të 20-të.
"Unë jam e
lumtur që jam në gjendje të kontribuojë në realizimin e ëndrrave tuaja,”
ka thënë Shakira para nxënësve dhe përfaqësuesve të shkollës.
"Në emër të
nxënësve dhe qeverisë dëshirojë të falënderojë për mbështetje Bankën
dhe Shakirën,” tha ministri i arsimit të Haitit.
Shkolla
"Elie Dubois” është një shkollë për vajza e ndërtuar në vitin 1913 në
kryeqytetin haitian Port-au-Price. Shkolla është e udhëhequr nga
murgeshat.
|