Ylli i Hollivudit, Ashley Judd, ka shkruar
memoaret e saj në të cilët ajo ka zbuluar të vërteta të dhimbshme nga
fëmijëria, për çka me vite ka qenë në depresion dhe kishte menduar
vetëvrasjen.
Ashley, njëra nga aktoret më të famshme të Hollivudit, me vite kishte
mbajtur të fshehur detajet rreth fëmijërisë së saj të dhimbshme, por
edhe shenjat në trup nga abuzimi.
Por në memoaret e saj "All That Is Bitter & Sweet”, ajo e ka
pranuar se me vite ka qenë e maltretuar dhe shpesh ka menduar të bëjë
vetëvrasje.
Aktorja 42-vjeçe ka zbuluar se për herë të parë ka qenë seksualisht e
sulmuar në moshën 13-vjeçare, derisa jetonte në Kentucky, ku një
mashkull i moshuar e kishte dërguar në një depo të braktisur, por ajo
kishte arritur të ikë, ndërsa familja e saj nuk i kishte besuar për
këtë.
Ajo ka rrëfyer edhe për aventurat seksuale të nënës së saj në praninë
e saj, por edhe përleshjet e dhunshme, ku janë përdorur edhe armët. Ajo
më pas kishte qenë seksualisht e abuzuar nga anëtarët e familjes, edhe
pse nuk ka treguar se kush e ka bërë këtë.
Të gjitha këto kishin bërë që ajo shpesh të mendonte për vetëvrasje,
por falë terapive të ndryshme, kishte arritur të stabilizojë jetën e
saj. Ajo memoaret i ka botuar për të inkurajuar viktimat tjera që të
largojnë turpin dhe barrën që e bartin.