Main » 2011»April»2 » Gjyste Vulaj: Nuk provokoj askënd më qëllim
10:25 PM
Gjyste Vulaj: Nuk provokoj askënd më qëllim
Pas dy vjetëve mungesë me vizitat dhe
koncertet e saj në Amerikë, këngëtarja Gjyste Vulaj ka qenë serish atje
për të i argëtuar bashkatdhetarët tanë. Vulaj, e cila pos që ka një
pjesë të madhe të familjes që i jetojnë në Amerikë, ajo ka edhe shumë
adhurues. Për t’ua plotësuar dëshirën të gjithëve, Gjystja ishte e
rezervuar 6 muaj më herët që të këndoj në netët festive të Vitit të Ri,
shkruan ZERI.
"Në Amerikë kam komplet familjen time,
ndërsa po ashtu kam shumë simpatizues të këngës sime. Gjithmonë, kur
këndoj atje, publiku im disponohet shpejtë, janë shumë të afërt, të
respektueshëm dhe ma bëjnë natën më të bukur.
Për Vitin e Ri këndova në Pennsylvania ku ishte një natë, më shumë
familjarë, mysafirët ishin nga të gjitha trevat shqiptare. Natën e parë
të janarit këndova në” Grand Prospec Hall” në Brooklyn – Nju Jork, ku
një sallë shumë e bukur dhe mbretërore ishte e mbushur përplot më
adhurues dhe ishte një mbrëmje e pa harruar.
Besoj se të gjithë u kënaqëm”, është shprehur për "Zërin”, këngëtarja
Vulaj. Pas gjithë koncerteve të njëpasnjëshme dhe muajt të ngarkuar të
dhjetorit, Gjystja vendosi që të bëj pakëz pushim edhe për veten dhe
familjen e saj. E rritur dhe e mësuar gjithmonë me vende të nxehta, ajo
edhe këtë herë ka zgjedhur që pushimet të i kalon pranë rrezeve të
diellit të Miami Beach në Florida.
"Meqenëse nuk e dua hiç dimrin, preferoj të shkoj diku në vende të
nxehta, ashtu e kalova edhe 10 ditë të janarit. Ishim në Miami Beach ku
me mall përqafova rrezet e diellit dhe u kënaqem bashkë më familjen
time në Florida”, tregon ajo për pushimet dimërore të saja duke shtuar
se pushimet janë relaks dhe i japin vullnet edhe më shumë për të punuar
gjatë vitit.
Nganjëherë dal nga binaret
Sapo ka përfunduar pushimet, këngëtarja Vulaj menjëherë i është rrekur
agjendës së ngjeshur që ka për mbrëmjet e saj të cilat e presin që në
fillim të shkurtit anë e mbanë Evropës.
"Publiku shqiptarë ka vesh të mirë për muzikë, dinë të admirojë punën e
një këngëtari me vullnet dhe seriozitet. Këngëtari duhet të këndoj me
shpirt dhe të jetë i saktë në interpretimin "live”.
Faleminderit Zotit të gjitha këto tipare unë i gëzoj” thotë ajo. E
pyetur nga "Zëri” se lëvizjet e saj skenike, a janë provokuese për
publikun?, Gjystja thotë: " Në skenë nuk bëj asgjë për ta provokuar
dikë, asgjë nuk bëj me qëllime të caktuar.
Nëse më prishen "frenat”, më prishen nga atmosfere e mirë. Jam e
vetëdijshme se ndoshta mund të dal pak nga binaret, por këtë e bëj sepse
edhe unë dua të kënaqëm duke vallëzuar ashtu siç kënaqet publiku im më
këngët e mia” shprehet këngëtarja. Më tutje Gjystja tregon edhe për
planet e saj të këtij viti.
Ajo
thotë se do të publikon një album të ri, të realizon disa videoklipe
ndërkaq si gjithmonë e pret një verë e nxehtë më mbrëmje të shumta në
Ulqin si dhe koncerte e dasma të shumta në të gjitha trevat shqiptare e
diasporë./Showbiz