
Ka
surprizuar gjithmonë me gjetjet e saj skenike dhe të njëjtën gjë duket
se do të bëjë edhe me klipin e fundit që është duke realizuar.
Ingrit
Gjoni, këngëtarja seksi që është dalluar gjithmonë për veçantinë që ka
përcjellë përmes klipeve të saj, do të vij shumë shpejt në ekranet
shqiptare me videospotin më të ri, në bashkëpunimme kantautorin Stine.
Herë si
një ballkanase sensuale, e herë si një Lady Gaga shqiptare, Ingriti i'a
ka dalë më së miri në këtë klip, fakt ky që përforcohet më shumë edhe
përmes fotove që po ju sjellim sot.
E bukur si
gjithmonë, me veshjet tejet interesante e ekstravagante, me aksesorët e
zgjedhur me kujdes dhe makijazhin perfekt, Gjoni do të vijë në këtë
klip si një ikonë e vërtetë mode. Format e rrumbullakosura i'a shtojnë
edhe më shumë hijeshinë këngëtares, e cila pa kurrfarë kompleksi pranon
se ka shtuar pak në peshë.
Po si ka
vijuar rrjedha e kësaj bisede miqësore me Ingritin? Çfarë do të ketë kaq
të veçantë ky klip, që me sa na kanë treguar drejtuesit e "MAX
Production", ka rezultuar shumë i kripur në shpenzime.
Më shumë se 10 mijë euro mendohet të ketë shpenzuar këngëtarja për këtë klip.
Gjithashtu
bëhet e ditur se këngëtarja ka vendosur që të martohet dhe të krijojë
familje. "Ka ardhur koha të martohem dhe unë, ndiej dëshirën për të
krijuar familjen time.”
>>>Për
më tepër rreth planeve dhe dëshirave të Ingridit Showbiz nesër ju
sjellë një material më të zgjeruar>>>/Showbiz


|