
Heroi
i filmave me aksion, Jackie Chan, u shndërrua në nismëtar të një
koncerti bamirësie që bashkoi disa yje të muzikës aziatike, në Hong
Kong. Nga shitjet e
biletave u siguruan 3,2 milion dollarë, të cilat do të shkojnë të
gjitha për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti në Japoni, ku më
shumë se 28 mijë persona janë të vdekur apo humbur. ”Ne
jemi këtu për t’i thënë njerëzve të Japonisë se nuk janë vetëm”,
deklaroi Chan, i cili prezantoi koncertin. "Nuk duhet të dorëzoheni,
vazhdoni të rezistoni. Japonezët kanë një rimëkëmbje të gjatë përpara
tyre, por shpresoj të qëndrojnë të fortë dhe optimistë”. Chan-it
iu bashkuan disa yje të muzikës nga Tajvani, Kina, Japonia, Korea e
Jugut dhe Indonezia. Të gjithë ata kënduan për tre orë e gjysmë, ndërsa
pas tyre shfaqeshin pamje nga tërmeti e tsunami shkatërrimtar.
|