Ylli problematik, Lindsay Lohan, sërish është fundosur. Aktorja me incidentin e ri e ka shkelur dënimin me kusht.
Në të vërtetë, Lindsay është fotografuar duke dalë nga një lokal nate në Nju-Jork dhe duke u rrëzuar në tokë.
Lindsay është në dënim me kusht dhe e ka të ndaluar konsumimin e alkoolit, por duket se nuk e çan kokën për këtë.
Aktorja kishte qëndruar e shtrirë në dysheme dhe vetëm me ndihmën e
shoqeve të saj, kishte arritur të largohej nga aty. Kjo pritet ta sjellë
sërish në gjykatë dhe dënimin me burg e ka të sigurt.