Portali i internetit "AskMen” e përpiloi listën e skenave më pasionante filmike të të gjitha kohëve.
Cary Grant dhe Ingrid Bergman janë shpallur çifti më seksi filmik,
përkatësisht çifti i cili e ka interpretuar skenën më erotike të bërë
ndonjëherë. Kjo skenë u interpretua në filmin "Notorious”. Filmi "i
tendosur” flet për kontrabandën me uranium dhe për infiltrimin e
Grant-it në grupin e nazistëve.
Skena në fjalë bëri "që femrat të mbeten të magjepsura” nga ajo puthje pasionate e aktorëve kryesor.
Në vendin e dytë u gjenden bashkëshortet Javier Bardem dhe Penelope
Cruz, përkatësisht skena e puthjes në filmin "Jamon Jamon, Vicky
Cristina Barcelona”. Redaksia e portalit "AskMen” shtoi se "përveç
faktit që Bardem është ‘tip cool’”, ky film qartë tregon se pse Penelope
Cruz është njëra nga femrat më të dëshiruara në botë.
”Nëse nuk besoni, shikoni filmin "Jamon Jamon, Vicky Cristi
... Read more »
"Nuk mund të kem më fëmijë, përndryshe do të më
duhet të jem nëpër turne deri në moshën 90-vjeçare”, deklaroi këngëtari
Rod Stewart i cili i ka tetë fëmijë.
Rod-it fëmijën e fundit, djalin Aiden-in, ia lindi bashkëshortja Penny Lancaster muajin e kaluar.
”Djali është kopja ime”, tha pas lindjes i emocionuar 66-vjeçari.
Megjithatë, ai tha se do të bënte çdo gjë vetëm që bashkëshortja e tij
të jetë e lumtur, andaj vendimi për fëmijë të tjerë nuk është në duart e
tij, por të Penny-t.
"Gjatë disa javëve të fundit kam kaluar nëpër
një periudhë të tmerrshme, ndërsa pasi që e preka ‘fundin’ mendoja më
mirë të mos ekzistoja më”, deklaroi boksieri Alex Reid i cili me yllin
Katie Price kishte qenë i martuar një vit. Çifti është ndarë, pasi siç
tha Katie, Alex vishet si plak dhe nuk është më interesant sikur kur e
ka njohur.
"Jam ndier i nënçmuar dhe i pavlerë që është e tmerrshme për personin
sikur unë i cili është mësuar të jetojë me ‘mushkëri plot’”, i komentoi
Alex ndjenjat e tij të cilat e përcollën pas ndarjes. Ai shpresonte se
Katie do të pendohet dhe do të kthehej, por pasi që zyrtarisht ajo e
paraqiti kërkesën për ndarje, Alex ra në depresion.
Lady Gaga në profilin e saj në "Facebook” e
publikoi fotografinë në të cilën është me Alice Cooper-in, rokerin
legjendar i cili karrierën e filloi duke ua kafshuar kokën zogjve në
skenë.
Lady Gaga është para Alice-t në veshjet e saja të zakonshme, ato të
brendshme dhe me syze të diellit, ndërsa tërë trupi i është lyer me
ngjyrë të kuqe që e tëra të dukej me "sa më shumë gjak”. Derisa ajo merr
frymë thellë, "pasi dëshiron që të ngopet me ajër”, Alice e mbante për
fyti duke "dëshiruar ta ngulfat”.
Nën fotografi Gaga e ka shkruar: "Sapo kam vdekur dhe kam shkuar në ferr”.
Britanikja Emma Frain është 22-vjeçare, kurse karrierën si modele e ka filluar me 17 vjet.
Një kohë është marrë me vallëzimin profesional dhe kështu kënaqej në
balet, disco vallëzim, hip hop dhe vallëzimin modern, kurse sot
"vallëzon me secilin ritëm që e dëgjon”.
Përveç që pozon për revista për meshkuj, është edhe studente. Deri më
tani ka pozuar për "Wii fit topless”, "Nuts, Loaded”, "ZOO, Front”,
"M!”, "People”, "Playboy” dhe shumë revista të tjera.
Johnny Depp pohon se aktorja e bukur, Penelope
Cruz, gjatë realizimit të filmit "Piratët e Karaibeve” e kishte
"detyruar” të grindet pothuajse me të gjithë personat të cilët flasin
spanjisht në setin e filmit. Ajo ia mësoi disa fjalë, dhe nuk ia sqaroi
se çka do të thonë, ndërsa pastaj e luti t’i afrohet asistentëve të saj
dhe t’ju tregojë se çka e ka mësuar.
"Nuk e kisha idenë se çka po flasë. Njerëzit vetëm më shikoni, dhe
disa seriozisht ishin lënduar. Pastaj të gjithë më shmangën, pasi që
thosha sharje të ndryshme”, tha aktori. Por, ai nuk i mbeti borxh, pasi
që e projektoi hakmarrjen. Gjatë realizimit të filmit e kishte sjellë
një pajisje e cila emeton tingull i cili është i ngjashëm me pordhën.
Derisa Penelope realizonte skenën dramatike, Johnny me ndihmën e
telepilotit e aktivizoi pajisjen e fshehur.
"U turpërova shumë! Të njëjtën ma kishte bërë edhe para 10 vitesh
derisa realizonim filmin
... Read more »
Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, përfundoi në spital për shkak të
dhimbjeve, por duket se ky ishte alarm i rrejshëm ngase ajo nuk lindi
dhe u lëshua në shtëpi.
Në profilin e saj në "Twitter” ajo e shkroi: "Duket se vërtet
dëshironin ta festonin përvjetorin me ne. Mbrëmë pata dhimbje dhe shkova
në spital”. Pas një kohe 42-vjeçarja i njoftoi adhuruesit se e tëra
është në rregull.
"Për pak të lindin në përvjetorin tonë, më 27 mars. Ky do të ishte
vërtetë përvjetor i lumtur dhe i madh, megjithatë ka kohë edhe dy javë
deri në lindje”, thuhet në profilin e saj. Këngëtarja pritet të lind
binjakë me bashkëshortin Nick Cannon-in i cili po ashtu e shfrytëzon
"Twitter-in” për të paraqitur frikën e tij për këtë lindje.
"Me siguri do të alivanosem në sallë të lindjes”, ka shkruar Nick dhe
shtoi se e admiron bashkëshorten e cila së shpejti do të lind.
Sot me të vërtetë shumë njerëz marrin guximin të
tentojnë të këndojë. Kështu edhe numri gjithnjë e më i madh i aktorëve
dhe i yjeve të ndryshme e kap mikrofonin në duar. Por, për ta dështimi
në të shumtën e rasteve është i garantuar ngase thjesht këndimi nuk
është për gjithkënd.
Kim Kardashian
Tentimi më i freskët, por më i keq është ai i yllit të njohur Kim
Kardashian, e cila me çdo kusht përpiqet ta zbulojë ndonjë talent të
saj. Kënga e saj "Jam (Turn It Up)” i shokoi të gjithë. Përveç që
tingëllon keq, shumica pyesin se si dikujt që fiton miliona "duke mos
punuar” i bie ndërmend të futet në ndonjë biznes tjetër.
David Hasselhoff
Opusi muzikor i David Hasselhoff-it është tregim në vete. Ai pas
vetes ka aq shumë këngë të këqija dhe po ashtu edhe videoklipe "të
tmerrshëm” dhe me këtë rast të befason këmbëngulja e tij e vazhdueshme. A
thua askush nuk i ka thë
... Read more »
Të enjten
në mbrëmje, ashtu si edhe ka dalë në modë së fundmi, këngëtarët kanë
filluar të festojnë me të madhe ditëlindjet e tyre, qoftë edhe kur ato
nuk janë përvjetorë. Mbrëmja e fundit ishte këngëtarja nga Kosova,
fituese e "Top Fest 6” dhe me një zë të veçantë, Linda Halimi.
22-vjetori
i saj u festua në një festë, në një prej lokaleve të zonës së
ish-bllokut në Tiranë. Edhe pse festa ishte planifikuar të niste në
orën 22:00 të mbrëmjes, vetë Linda erdhi me vonesë dhe të ftuarit "u
detyruan” të prisnin të zonjën e sebepit. Por kjo nuk ishte asnjë gjë,
para zhgënjimit që pësoi gjatë ditëlindjes këngëtarja Halimi.
Pikërisht,
mungesa e të ftuarve! Këngëtarja e re, (e cila u përjashtua nga
edicioni i fundit i Festivalit "Kënga Magjike”) kishte ftuar mjaft
artistë në ditëlindje. Por të paktë ishin emrat e atyre që mbërritën në
festë. Kështu, përveç Rozana Radit, vë
... Read more »
Nuk ka lënë gjë pa provuar në
karrierën e saj. Këngëtare, prezantuese-moderatore emisioni, tani edhe
humoriste në disa skena, të cilat realizohen me disa aktorë nga Kosova.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur
Mihrie Braha, e cila këto ditë është duke xhiruar një program
humoristik, së bashku me disa aktorë të njohur kosovarë të cilët më
herët kanë qenë të angazhuar edhe nëpër spektakle të ndryshme atje. Kjo
do të jetë një sprovë e re për Mihrien. Ky eshte një projekt që do të
lançohet diku nga qershori, me shumë këngëtarë të estradës.
Ardhjen në të e kanë konfirmuar edhe
Genta Ismajli, Sabri Fejzullahu etj. Mihria ka pasur një personazh të
një njeriu të zakonshëm, që është bërë shumë nervoze dhe e ka tensionuar
situatën, sepse burri i vet gjithmonë kur ka me dalë në takime me të, e
ka gënjyer dhe gjithmonë von
... Read more »
Çift në
jetë, por solo në muzikë. Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu, ka
vendosur t’u thotë stop bashkëpunimeve me artistë të tjerë tani e tutje.
Në albumin që po përgatitet të publikojë, ka dhe një këngë fataliste që
e ka nxjerrë nga sirtari pas shumë vitesh.
Ndërkohë
që po jeton një martesë në fillimet e saj me Rilindin, Tuna vendos të
këndojë baladën më të dhimshme të karrierës së saj, që i dedikohet një
femre të braktisur në dashuri. Tregon në këtë intervistë për historinë e
këngës Dren Abazi, lider i grupit "Zig Zag Orchestra”, është në
konkurrim te festivali "Top Fest” me Anjeza Shahinin, me këngën "Unë e
ti”, e cila, siç flitet, është një nga favoritet e këtij edicioni, edhe
pse ka pak kohë që është hedhur në transmetim.
Tinejxheri sensacional kosovar, Noga, i njohur për talentin e
tij në beatbox, ka paralajmëruar bashkëpunimin me një prej këngëtareve
dhe producentëve më eminentë të skenës muzikore kosovare, Flori
Mumajesi.
Këtë paralajmërim, tashmë i konfirmuari në rep
skenën kosovare, Noga, e bëri në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku
pos tjerash bëri të ditur se gjatë muajit prill ai do të lansojë hiç më
pak se tri këngë, të gjitha këto bashkëpunime me emra të njohur si Noizy
dhe artistë tjerë.
"Kam biseduar me Florin dhe jemi shumë pranë marrëveshjes për
bashkëpunim. Shumë shpejtë do ta lansojmë edhe këngën edhe videoklipin”,
tha Noga për Telegrafin.
Bashkëpunimi me Florin shënon suksesin e radhës për të riun nga
Prishtina, emri i vërtetë i të cilit është Agon Abdullahu, pas një sërë
bashkëpunimesh të sukesshme të lansuara së fundmi në treg, siç janë "Unë
me ty” me B-Genius dhe "Souljah” me Lyrical Son dhe Mc Kresha. /Show
... Read more »
Këngëtarja, Zajmina Vasjari, perveçse
eshte e angazhuar ne muzike, ajo studion arkitekturën. Si një arkitekte
e ardhshme, ajo ka thënë se Tirana ka shumë nevojë për ndryshime.
"Them që po dhe me të thënë të drejtën Tirana e ka shumë të nevojshme
një ndryshim. Ndërsa lumin Lana nuk do ta lija në atë gjendje që është,
por në një gjendje pak më ndryshe me disa standarde të tjera do të
investoja për këtë lumë që kalon mes përmes Tiranës, për Lanën”, ka
thënë Zajmina per ''Kosova sot''.
Ajo gjithashtu ende nuk e ka vendosur se a do të jetë pjesë e "Top Fest 8” pasi që i është përkushtuar shkollës.
"Këngën e kam gati, por e vërteta është se unë i kam kushtuar shumë
rëndësi shkollës këto dy vjetët e fundit dhe nëse do të jem gati pse
jo”, ka thënë kengetarja.
Këngëtarja e mirënjohur Valza Bajra
tregon arsyet e saj pse është duke qëndruar në Amerikë. Pas aksidentit
tragjik që i ndodhi mikeshës së saj, këngëtares Emmy, e cila u nda nga
jeta pak javë më parë, Valza Bajra ka udhëtuar drejt Amerikës për t’u
qetësuar shpirtërisht.
Ajo
me Emmyn kishin planifikuar që të jenë pjesë e spektaklit "Vip Shpija”,
por vdekja e Emmyt e detyroi që edhe Valza të refuzojë të gjitha
angazhimet që kishte dhe të largohet nga Kosova. Ajo flet gjithashtu
dhe për ëndrrat e mikeshës së saj, duetin të cilin e kishin menduar me
Emmyn, si dhe arsyet pse qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Adelina Tahiri, në klipin e ri, e
rrethuar me meshkuj të rinj e seksi. Ajo që për pak kohë u bë shumë e
kërkuar në skenën muzikore, këto ditë do të sjellë në treg një këngë me
një klip shumë ndryshe nga të tjerët që ka realizuar deri më tani.
Në fotot të cilat i kemi siguruar nga xhirimet, këngëtarja Adelina
Tahiri shihet e vetme në mesin e shumë djemve të rinj e seksi, të cilët
rrethojnë këngëtaren e do të kenë rolin e statistave në videoklipin e
ri. Të shohim nëse do të jetë me të vërtetë suksesi i radhës ky krijim i
ri i Adelinës, e cila është një nga këngëtaret më të pëlqyera për
momentin nga të rinjtë jo vetëm për performancat, por edhe për pamjen e
saj.