"Nuk mund të kem më fëmijë, përndryshe do të më
duhet të jem nëpër turne deri në moshën 90-vjeçare”, deklaroi këngëtari
Rod Stewart i cili i ka tetë fëmijë.
Rod-it fëmijën e fundit, djalin Aiden-in, ia lindi bashkëshortja Penny Lancaster muajin e kaluar.
”Djali është kopja ime”, tha pas lindjes i emocionuar 66-vjeçari.
Megjithatë, ai tha se do të bënte çdo gjë vetëm që bashkëshortja e tij
të jetë e lumtur, andaj vendimi për fëmijë të tjerë nuk është në duart e
tij, por të Penny-t.