Monday, 2025-06-30, 9:10 AM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Rate my site
Total of answers: 13

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » March » 28


Britney Spears ka lansuar albumin e saj të ri "Femme Fatale” me një koncert falas para 5.000 fansave.

Ylli i muzikës pop ka dhënë koncertin e parë televiziv pas më shumë se një viti, duke u paraqitur të dielën mbrëma para fansave në San Francisco- raporton Metro.

Spears mbajti edhe një koncert më të vogël të premten në Las Vegas, mirëpo me paraqitjen në San Francisco ajo zyrtarisht ka dhënë një premierë për albumin e shtatë të saj, i cili del në treg të martën./Showbiz

Views: 783 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)



Përveçse është këngëtare, Zajmina Vasjari studion arkitekturën. Kështu gjatë një interviste për "Kosova Sot”, e pyetur se si një arkitekte e ardhshme a do të ndryshonte ndonjë gjë në Tiranë, ajo ka thënë se Tirana ka shumë nevojë për ndryshime.

"Them që po dhe me të thënë të drejtën Tirana e ka shumë të nevojshme një ndryshim. Ndërsa lumin Lana nuk do ta lija në atë gjendje që është, por në një gjendje pak më ndryshe me disa standarde të tjera do të investoja për këtë lumë që kalon mes përmes Tiranës, për Lanën”, ka thënë Zajmina.

Ajo gjithashtu ende nuk e ka vendosur se a do të jetë pjesë e "Top Fest 8” pasi që i është përkushtuar shkollës.

"Këngën e kam gati, por e vërteta është se unë i kam kushtuar shumë rëndësi shkollës këto dy vjetët e fundit dhe nëse do të jem gati pse jo”, ka thënë Zajmina.
Views: 1871 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)


Kanë qarkulluar fjalë për një lidhje dashurie mes Linda Halimit dhe ish-banorit të Big Brother, Olsit. Por në një intervistë për "InfoPress” këngëtarja kosovare ka mohuar këto thashetheme.

"Për vetë faktin se ai ka organizuar gjithçka për ditëlindjen time, normalisht që nuk pritet diçka tjetër pos të ketë kujdes, sepse ai në njëfarë mënyre e ka bërë edhe për imazhin e klubit, pasi që ai është menaxher i lokalit në fjalë. E sa i përket lidhjes time me Olsin, unë definitivisht nuk kam asnjë lidhje tjetër me të, përveç shoqërisë”, është shprehur Linda duke shtuar se tashmë është mësuar me këto thashetheme.

"Tashmë kam filluar t’i marrë si normale këto thashetheme. Fillimisht dëgjova se unë jam në lidhje me Big-D e tash edhe me Olsin. Tash po pres kush do të jetë shpikja e ardhës, apo t’i shpiku vetës një emër e të kenë çfarë të flasin”, ka përfunduar Linda./Showbiz


Views: 472 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Paris Hilton ka shpërthyer në lot derisa ka marrë një shpërblim për punën e saj humanitare, gjatë të shtunës mbrëma.

Bukuroshja, e famshme me reality-shoun "Simple Live”, morri këtë shpërblim së bashku me motrën e saj Nicky dhe nënën Kathy, nga Starlight Children's Foundation për përpjekjet e saj bamirëse.

"Ishe një mbrëmje aq e bukur, duke pranuar çmimin tim për punën humanitare të cilën e bëj me fëmijët e Starlight Foundation. Ishte një mbrëmje aq e ngrohtë të dëgjoj fjalimet e gjithë prindërve. Po ashtu kam qenë shumë i prekshme sa kam qarë”, ka shkruar Hilton më pas në profilin e saj në Twitter.
Views: 410 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Besa Zeqiri, motra e këngëtares së famshme kosovare Dafina Zeqiri, gjatë një interviste për Telegrafi.com ka hedhur poshtë thashethemet se ajo ka joshje për gjininë e njëjtë.

Kohëve të fundit është shkruar nëpër mediat shqiptare se Besa ishte lesbike, por bukuroshja kosovare e cila është e njohur si modele në Suedi ka mohuar një gjë të tillë.

"Të gjithë miqtë, familja dhe njerëz profesional rreth meje e dinë që unë nuk jam lesbike. Kjo është shumë fyese dhe diskriminuese, kjo shkatërron reputacionin tim. Kanë kaluar shumë kufij. Unë nuk ndjej asgjë seksualisht për femrat”, ka pohuar Besa për Telegrafi-n.

Thashethemet e fundit ishin bazuar në disa foto të Besa Zeqirit dhe një modele tjetër, ku të dyja janë afër njëra-tjetrës. Fotografia ka nxitur mediat ta vënë në dyshim orientimin e saj seksual. Por, sipas Besës, fotografia në fjalë nuk kanë asgjë për të dyshuar dhe se është shumë profesionale.

"Nëse ... Read more »

Views: 496 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)



"Do të jetë si e Lejdi Dajanës dhe me vlerë rreth 18 mijë euro”

Epo kjo është dashuri, me fjalë dhe me vepra! Duket se Ervini, gjatë pritjes së Ermelës, krahas s ... Read more »

Views: 437 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)



Grupit të djemve dhe vajzave ish-pjesëmarrës në "Big Brother” javën e shkuar, iu bashkua edhe Alma Alikaj, banorja e fundit e larguar nga shtëpia.

Ish-banorët, ashtu siç e kanë bërë zakon çdo javë, e mbajnë frymën në "Magic 4” sapo mbaron spektakli dhe kësaj here bashkë me Almën ishte edhe i fejuari i saj Antonio.

Alma ka pasur gjatë gjithë kohës mbështetjen e Antonios, i cili ka qenë shumë aktiv në facebook duke kërkuar vota dhe mbështetje për bashkëshorten e tij të ardhshme shqiptare. Ai ka qenë mjaft prezent edhe në media duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve provokuese rreth Almës, të cilat aludonin për një të kaluar të errët në Itali të vajzës nga Shkodra.

< ... Read more »
Views: 784 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)



Ylli i hitit "We Belong Together", Mariah Carey, ka shkuar në spital për shkak të disa vizitave para lindjes.

Këngëtarja është duke pritur binjakë me bashkëshortin e saj, Nick Cannon, cili para disa ditëve shkroi në Twitter se si ai ka frikë për lindjen e gruas së tij, dhe tha: "Ndoshta unë do të zbehem në sallën e operimit," shkroi Nick, duke shtuar se ai e admiron gruan e tij, e cila së shpejti do t’ia lindë fëmijët e tij.
Views: 437 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Ndërsa shumë vite më parë celulari ka qenë luks për shumëkënd, tash ai është i domosdoshëm, me të cilin njerëzit ia lehtësojnë vetes shumë punë dhe kryejnë shërbime të ndryshme.

Më këto fjalë pajtohet edhe rep-këngëtari i grupit "Klani shqiptar”, Zekë Blakaj.

Ai ka thënë për "Zërin” se më shumë e thërrasin në celularë se sa që ai thërret të tjerët.

"Në celular flas shumë, sepse ai është bërë pjesë e pandashme për secilin prej nesh. Më shumë më thërrasin, pasi që unë mund t’i thërras vetëm disa persona të caktuar”, është shprehur ai duke treguar edhe njerëzit më të cilët bisedon më së shumti.

"Përveç familjes sime, bisedoj me bashkëpunëtorët e mi të kompanisë, kolegët nga fakulteti, njerëzit që kanë të bëjnë me muzikën, reperët që unë shkruaj tekste për ta dhe varësisht nga punët që mund t’i kem gjatë ditës”.

Blakaj thotë se nuk i pëlqen të ndërrojë shpesh celularët, ndërkaq aktualisht mban Iphone ... Read more »

Views: 559 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (1)

Dashuria jonë është më e fortë se çdo gjë

Që kur hodhi të treg këngën e saj të parë me klip, "Shpirt i mbytur”, të gjitha gjasat ishin që këngëtarja me emrin e veçantë Argjentina, do të bëhej e suksesshme.

Veç talentit dhe performancës skenike, ajo është mbesa e Albërie Hadërgjonajt, ndërsa i ati i saj, Avdi Ramosaj, ka qenë gjithashtu një këngëtar i njohur në Kosovë.


"Jam rritur mes muzikantësh dhe rrjedha e rrugës sime natyrshëm shkoi në këtë drejtim”, ka thënë 20-vjeçarja, që lëvron kryesisht gjininë pop-rock dhe që studion për Dizajn dhe Fotografi në Holandë, ku edhe është rritur.


Si vajzë ambicioze që është, synon pse jo edhe tregun ndërkombëtar të muzikës.


... Read more »
Views: 493 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Nuk ka lënë gjë pa provuar në karrierën e saj. Këngëtare, prezantuese-moderatore emisioni, tani edhe humoriste në disa skena, të cilat realizohen me disa aktorë nga Kosova.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Mihrie Braha, e cila këto ditë është duke xhiruar një program humoristik, së bashku me disa aktorë të njohur kosovarë të cilët më herët kanë qenë të angazhuar edhe nëpër spektakle të ndryshme atje. Kjo do të jetë një sprovë e re për Mihrien. Siç transmeton BW, ky është një projekt që do të lansohet diku nga qershori, me shumë këngëtarë të estradës. Ardhjen ne te e kanë konfirmuar edhe Genta Ismajli, Sabri Fejzullahu etj. Mihria ka pasur një personazh të një njeriu të zakonshëm, që është bërë shumë nervoze dhe e ka tensionuar situatën, sepse burri i vet gjithmonë kur ka me dalë në takime me të, e ka gënjyer dhe gjithmonë vonohet në takime, edhe e zhgënjen pa ... Read more »

Views: 516 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Kengetari i njohur Flori, ka zgjedhur pikërisht këngën "Dhe zemra ndal”, baladën e Elvanës të prezantuar tek "Kënga Magjike” dy vite më parë, për ta remiksuar dhe risjellë në një tjetër version, që është pëlqyer shumë nga fansat.

Ky është një tjetër produkt i Flori Mumajesit, i përpunuar si një këngë ritmike, të cilën e këndon edhe vetë ai.


Kjo kenge pritet se do të jetë një tjetër sukses për këta dy këngëtarë të cilët janë shumë të lidhur mes njëri- tjetrit nga ana profesionale dhe që fansat e tyre e kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë këtë gërshetim të këngëve.


Nderkohe, Flori edhe këtë vit nuk ua lë radhën kolegëve të tij tek ndarjet e çmimeve në "Balkanika Music Awards”,shkruan ''Panorama''. Vitin e e kaluar Flori doli i dyti, me kengen ''Playback'', ndersa kete vit ai konkurron me këngën "Making of” në duet me Fug ... Read more »

Views: 492 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)


Ermal dhe Amarda Mamaqi, jane zgjedhur per te qene prezantuesit e këtij edicioni të " Dancing with the stars Albania''.


Megjithese kjo eshte hera hera e parë që Ami eshte në prezantim me Ermalin, ajo thote se ndjehet komode.

''Sigurisht që është shumë më komode se të isha me një partner që do ta njihja pak. E bukura është se ne të dy do flasim, do përjetojmë emocione të forta dhe do jetojmë me këtë eksperiencë bashkë, çdo ditë e më shumë, ndaj do jemi të gjithëpërfshirë nga magjia e këtij spektakli. Por nga ana tjetër secili nga ne ka detyra, përgjegjësi të veçanta dhe shumë të rëndësishme për të kryer,'' ka rrefyer Ami per ''Bluetooth''.

''Pranova të jem pjesë e " Dancing with the stars” pikë se pari sepse vlerësova si shumë të rëndësishëm projektin në tërësinë e tij, si dhe është 1 hap përpara në karrierën time si prezantuese, '' ka shtuar me tej ... Read more »
Views: 482 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Personalitieti i Radios dhe i TV, DJ Megatron u qëllua për vdekje në Staten Island, New York në mëngjesin e së dieles, tha për Associated Pressmenaxheri i tij Justin Kirkland, aka J. Smoove.

Policia e gjeti 32-vjeçarin te vdekur nga një armë zjarri në gjoks, njofton AP. Nuk janë bërë akoma arrestime. Megatron kishte qenë duke shkuar në një dyqan pranë shtëpisë së tij rreth ores 2.am, tha Kirkland.

"Ai ka qene i lumtur gjate gjithë kohës," tha Kirkland, duke shtuar se ai nuk kishte asnjë ide se kush e ka kryer krimin.


Megatron e filloi karrierën e tij në radion Kiss FM në New York.
Views: 470 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Qindra fansa kanë nderuar hip hop yllin Nate Dogg me një statujë në Kaliforni të premten.

41- vjeçari i cili vdiq javën e kaluar pas një beteje të gjatë me një sëmundje, iu dha një lamtumirë e denjë para fansave para nisjes së funeralit.

Qindra fansa jashtë kishës prisnin për të hyrë brenda dhe për të lënë shkrime e për të thurrur nderime për yllin i cili u shua. Familja e Nate Dogg vuri në dispozicion 1000 bileta për funeralin e tij në Long Beach Cruise, i cili ishte nisur pas kryerjes së nderimeve nga fansat.

Views: 446 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Robert Pattinson e pranoi se ka frikë të madhe nga kali, por kjo fobi nuk e ndaloi të realizojë skenën me kalin në filmin e ri "Water for Elephants”. Aktorit 24-vjeçar iu desh të punojë me disa kafshë në realizimin e filmit të ri, por thotë që takimi me kalin ishte veçanërisht i frikshëm.

"Në skenë kali duhet të më rrëzojë në tokë. Kjo ishte e tmerrshme edhe pse bëhej fjalë vetëm për një sekondë. Më duhet ta pranoj se frikësohem shumë nga kuajt”, tha Robert, i cili në film interpreton me Reese Witherspoon.

Ai shtoi se ndjeu pak lehtësim kur e kuptoi se nuk duhej të kalëronte dhe nuk e di si do të kalonte kjo.

Views: 458 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Aktorja 35-vjeçare, për të cilën kjo është martesa e dytë, u martua me Jim Toth-in në qytezën Ojai, 150 kilometra në veri të Los Anxhelosit, që është "parajsa shpirtërore” e yjeve hollivudiane, njoftojnë mediet.

Në këtë ceremoni u gjendën numër i madh i të famshmëve, në mesin e të cilëve edhe Renee Zellweger, Salma Hayek, Tobey Maguire dhe Robert Downey Jr. Ishte i pranishëm edhe Ryan Phillipe, bashkëshorti i Reese Witherspoon-it me të cilin ishte e martuar për nëntë vjet me radhë dhe me të cilin i ka dy fëmijë.

Ata u ndanë në vitin 2008. Aktorja, Jim Toth-in, agjentin e njërës prej agjencive më të fuqishme të përfaqësimit të aktorëve në Hollywood e njoftoi para më shumë se një viti. Reese Witherspoon është fituese e çmimit "Oskar” në kategorinë e aktores më të mirë në vitin 2006 për filmin "Walk the Line”, biografia për legjendarin Johnny Cash, në të cilën paraqitet në rolin e bashkëshortes, ... Read more »

Views: 426 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Data e saktë e emetimit të emisionit të fundit, të njërit prej show-ve më të shikuar në tërë botën, më në fund është bërë e ditur. Ky episod i show-t të Oprah Winfrey-t do të emetohet më 25 maj.

Në profilin e saj në "Twitter” adhuruesve të saj u tha se "i ka duart e mbushura me punë lidhur me realizimin sa më të mirë të emisionit të fundit”. Ekipit të saj "Harpo” ia lejoi planifikimin e këtij episodi. Show ka filluar të emetohet në vitin 1986 dhe janë realizuar mbi pesëmijë emisione të këtilla në 24 sezone.

Oprah tashmë ka filluar të punojë rreth emisionit të saj të ri "Oprah Winfrey Network”.

Views: 498 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)





Nicci Pisarri, 24-vjeçarja nga Palm Harbor në Florida, realizoi një set të fotografive provokuese për revistën "Strobe”. Kjo bukuroshe studion dizajnin e enterierit në Akademinë ndërkombëtare të Dizajnit dhe Teknologjisë në Florida.

E pëlqen vallëzimin, dëgjimin e muzikës, leximin, ushtrimet dhe kalimin e kohës së lirë me familjen dhe miqtë. Ajo veten e konsideron "vajzë të modës së vjetër” dhe thotë që është një "balancë në mes të ëmbëlsirës dhe seksit”.




Views: 2681 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Amy Winehouse frikësohet se ish-i dashuri i saj, Alex Clare, mund të zbulojë sekretet e errëta në këngët e albumit të tij të ri. Në lidhje me të këngëtarja ka qenë një vit para se të martohej me ish-bashkëshortin, Blake Fielder Civil-in.

"Amy frikësohet se Alex do të zbulojë të gjitha për lidhjen e tyre në këngët e tij. Më e keqja nga të gjitha është se muzika e albumit të ri është shumë e mirë dhe ajo e di se ai mund të bëhet i famshëm”, tha një burim i panjohur.

Kur janë njohur, Alex kishte punuar si gjellëbërës, ndërsa pas ndarjes ai kishte thënë se ajo ia ka thyer zemrën kur e ka parë me ish-të dashurin.

Views: 456 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Yjet e njohura janë autorët e deklaratave qesharake më të famshme. Të qenit në qendër të vëmendjes, jo gjithmonë është në favor të tyre. Ata duhet t’u shpëtojnë pyetje të gazetarëve, kureshtarëve dhe gjithmonë duhet të jenë vigjilentë në atë çfarë thonë dhe bëjnë. Por, fjali të gjata me fjalët që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, shpeshherë kanë shtangur dëgjuesit dhe në pjesën më të madhe të rasteve kanë krijuar humor në ambientet ku janë thënë.

Christina Aguilera

"Pra, ku do të zhvillohet Festivali i Filmit të Kanës këtë vit?” Kjo është pyetja e këngëtares me famë botërore, Christina Aguilera, që ka shtangur të gjithë gazetarët dhe sigurisht që ka shkaktuar buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Sylvester Stallone

"I vetmi artist i lumtur, është artisti i vdekur. Sepse vetëm atëherë nuk mund të ndryshosh. Pasi të vdes, do të doja të mishërohesha në një penel”. E kush ... Read more »

Views: 522 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)






Pasi qe lajmi per albumin e ri te Rebel a.k.a. Unikkatil ishte publikuar ne media te ndryshme, vendosem qe ta konfirmojme edhe ne qe ai eshte nje lajm i vertete. Sidoqofte, emri i albumit nuk eshte ende i ditur, dhe me siguri nuk do te quhet ashtu siq e lajmeruan mediat. E dijme qe keto vite te fundit populli ka ndi nje mungese ndaj muzikes qe buron nga Conqueror Records™, por ne vitin 2011 ajo muzike do te kthehet me nje vrull te madh. Albumi i Unikkatil nuk eshte i vetmi album qe do te lansohet, do te jete edhe nje album tjeter por ate do ta lajmerojme ne te ardhmen e aferme. Ajo muzika qe beri revolucion ne hip-hop’in shqip po kthehet./Showbiz
Views: 1388 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (3)

Lady Gaga është bërë personi i parë që ka grumbulluar nëntë milionë përkrahës në rrjetin social Twitter.

Këngëtarja, e cila qe gjashtë javë resht kryeson top-listat me këngën "Born this Way”, është zyrtarisht ylli më i përkrahur në Twitter.com, ndërsa menjëherë pas saj, në vend të dytë gjendet Justin Bieber.

Gaga ka thyer edhe rekordin me më shumë këngë të shitura online, ndërsa po ashtu ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh në YouTube.
Views: 2457 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)


Bendi i ri "Beady Eye” po shpreson që të lë mbresa te një legjion i fansave të ri gjatë koncerteve të planifikuara për verën e ardhshme.

Bendi që ka planifikuar disa koncerte në Britani dhe Evropë, pritet që të shfaqë muzikën e re me shpresë të tërheqjes së interesimit të nevojshëm.

"Ky është emri i kësaj loje. Që të fitosh fansa të rinj. Mendoj, sigurisht se fansat e Oasis kanë aderuar dhe janë përfshirë, ndërsa të gjithëve u pëlqeu kjo. Por, muzika është për të gjithë. Beady Eye është për të gjithë”, theksoi Liam Gallagher.

Views: 490 | Added by: WOLF | Date: 2011-03-28 | Comments (0)

Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  March 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025