
Përveçse është këngëtare, Zajmina Vasjari studion arkitekturën.
Kështu gjatë një interviste për "Kosova Sot”, e pyetur se si një
arkitekte e ardhshme a do të ndryshonte ndonjë gjë në Tiranë, ajo ka
thënë se Tirana ka shumë nevojë për ndryshime."Them që po
dhe me të thënë të drejtën Tirana e ka shumë të nevojshme një ndryshim.
Ndërsa lumin Lana nuk do ta lija në atë gjendje që është, por në një
gjendje pak më ndryshe me disa standarde të tjera do të investoja për
këtë lumë që kalon mes përmes Tiranës, për Lanën”, ka thënë Zajmina.
Ajo gjithashtu ende nuk e ka vendosur se a do të jetë pjesë e "Top Fest 8” pasi që i është përkushtuar shkollës.
"Këngën e kam gati, por e vërteta është se unë i kam kushtuar shumë
rëndësi shkollës këto dy vjetët e fundit dhe nëse do të jem gati pse
jo”, ka thënë Zajmina.
|