
Bendi i ri "Beady Eye” po shpreson që të lë mbresa te një
legjion i fansave të ri gjatë koncerteve të planifikuara për verën e
ardhshme. Bendi që ka planifikuar disa koncerte në
Britani dhe Evropë, pritet që të shfaqë muzikën e re me shpresë të
tërheqjes së interesimit të nevojshëm. "Ky është emri i kësaj
loje. Që të fitosh fansa të rinj. Mendoj, sigurisht se fansat e Oasis
kanë aderuar dhe janë përfshirë, ndërsa të gjithëve u pëlqeu kjo. Por,
muzika është për të gjithë. Beady Eye është për të gjithë”, theksoi Liam
Gallagher.
|