Lady Gaga është bërë personi i parë që ka grumbulluar nëntë milionë përkrahës në rrjetin social Twitter.Këngëtarja,
e cila qe gjashtë javë resht kryeson top-listat me këngën "Born this
Way”, është zyrtarisht ylli më i përkrahur në Twitter.com, ndërsa
menjëherë pas saj, në vend të dytë gjendet Justin Bieber.
Gaga ka thyer edhe rekordin me më shumë këngë të shitura online,
ndërsa po ashtu ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh në YouTube.
|