Data e saktë e emetimit të emisionit të fundit,
të njërit prej show-ve më të shikuar në tërë botën, më në fund është
bërë e ditur. Ky episod i show-t të Oprah Winfrey-t do të emetohet më 25
maj.
Në profilin e saj në "Twitter” adhuruesve të saj u tha se "i ka duart
e mbushura me punë lidhur me realizimin sa më të mirë të emisionit të
fundit”. Ekipit të saj "Harpo” ia lejoi planifikimin e këtij episodi.
Show ka filluar të emetohet në vitin 1986 dhe janë realizuar mbi
pesëmijë emisione të këtilla në 24 sezone.
Oprah tashmë ka filluar të punojë rreth emisionit të saj të ri "Oprah Winfrey Network”.