Robert Pattinson e pranoi se ka frikë të madhe
nga kali, por kjo fobi nuk e ndaloi të realizojë skenën me kalin në
filmin e ri "Water for Elephants”. Aktorit 24-vjeçar iu desh të punojë
me disa kafshë në realizimin e filmit të ri, por thotë që takimi me
kalin ishte veçanërisht i frikshëm.
"Në skenë kali duhet të më rrëzojë në tokë. Kjo ishte e tmerrshme
edhe pse bëhej fjalë vetëm për një sekondë. Më duhet ta pranoj se
frikësohem shumë nga kuajt”, tha Robert, i cili në film interpreton me
Reese Witherspoon.
Ai shtoi se ndjeu pak lehtësim kur e kuptoi se nuk duhej të kalëronte dhe nuk e di si do të kalonte kjo.