Amy Winehouse frikësohet se ish-i dashuri i saj,
Alex Clare, mund të zbulojë sekretet e errëta në këngët e albumit të
tij të ri. Në lidhje me të këngëtarja ka qenë një vit para se të
martohej me ish-bashkëshortin, Blake Fielder Civil-in.
"Amy frikësohet se Alex do të zbulojë të gjitha për lidhjen e tyre në
këngët e tij. Më e keqja nga të gjitha është se muzika e albumit të ri
është shumë e mirë dhe ajo e di se ai mund të bëhet i famshëm”, tha një
burim i panjohur.
Kur janë njohur, Alex kishte punuar si gjellëbërës, ndërsa pas
ndarjes ai kishte thënë se ajo ia ka thyer zemrën kur e ka parë me
ish-të dashurin.