Main » 2011»March»28 » Flori, sërish konkurrent në Balkanika Music Awards
3:36 PM
Flori, sërish konkurrent në Balkanika Music Awards
Kengetari i njohur Flori, ka zgjedhur
pikërisht këngën "Dhe zemra ndal”, baladën e Elvanës të prezantuar tek
"Kënga Magjike” dy vite më parë, për ta remiksuar dhe risjellë në një
tjetër version, që është pëlqyer shumë nga fansat.
Ky është një tjetër produkt i Flori Mumajesit, i përpunuar si një këngë ritmike, të cilën e këndon edhe vetë ai.
Kjo kenge pritet se do të jetë një tjetër sukses për këta dy këngëtarë
të cilët janë shumë të lidhur mes njëri- tjetrit nga ana profesionale
dhe që fansat e tyre e kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë këtë gërshetim
të këngëve.
Nderkohe, Flori
edhe këtë vit nuk ua lë radhën kolegëve të tij tek ndarjet e çmimeve në
"Balkanika Music Awards”,shkruan ''Panorama''. Vitin e e kaluar Flori
doli i dyti, me kengen ''Playback'', ndersa kete vit ai konkurron me
këngën "Making of” në duet me Fugën.